Mos unifikimi i ka sjellë Kosovës pasoja të cilat edhe sot nuk po mund ti eliminojë

Politika

Mos unifikimi i ka sjellë Kosovës pasoja të cilat edhe sot nuk po mund ti eliminojë

Nga: D.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:17
Vesel Makolli

Se sa është i rëndësishëm unifikimi diplomatik Kosovë-Shqipëri, dhe se si duhet të sillen Kosova e Shqipëria, karshi kësaj fushate denigruese të Serbisë në diplomaci,Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli ka thënë për “ Bota sot” se ajo që më së shumti ju ka munguar shqiptarëve gjatë gjithë historisë, është unifikimi apo siç thotë populli të qenit "me një gojë".

“Thuajse kurrë nuk kemi pasur unifikim, edhe kur kemi pasur të bëjmë me rrethanat specifike dhe jetike për shtetin dhe kombin tonë, sepse kakofonia ka qenë prezentë në vend të unifikimit. Po të kishim pasur unifikim të faktorit luftarak dhe atij paqësor, gjatë luftës dhe pas saj, Kosova tash do të ishte shumë më e avancuar në rrugën e saj shtet formuese, zhvillimorë dhe prosperuese. Mos unifikimi i ka sjellë Kosovës pasoja të cilat edhe sot nuk po mund ti eliminojë. Arritja e një uniteti të plotë është  tepër i rëndësishëm dhe nevojë imediate, si dhe kërkesë edhe e miqve tanë ndërkombëtar. Uniteti i ynë kishte për tu mundësuar lehtësimin e arritjes së synimeve tona, drejt integrimeve euro-atlantike, si dhe ulëses së dytë shqiptare në OKB. Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, e në veçanti armiku i ynë shekullor”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, Serbia e ndihmuar nga Rusia, luajnë në kartën e mos unitetit tonë dhe me metoda e forma të ndryshme kolaterale arrin të kenë ndikimin e tyre.

“Ideja për një shtet shqiptar në kufijtë e tyre natyral, e që më vonë është quajtur "Shqipëria e Madhe" ka qenë prezentë qysh pas konferencës së Londrës më 1912/13, pasi që trojet shqiptare u copëtuan në shumë shtete, kurse Shqipëria Londineze përfshinte më pak se gjysmën e territoreve të banuara me shumicë dërmuese shqiptar etnik. Gjatë periudhës komuniste ideologjia për "Shqipërinë e Madhe" ka qenë e ndaluar dhe e sanksionuar rreptësishtë me ligjet në fuqi të ish shtetit Jugosllav, duke u konsideruar si ideologji shumë e rrezikshme dhe shkatërrimtare për shtetin e Jugosllavisë dhe regjionin. Me krijimin e shtetit të pavarun dhe sovran të Kosovës e të pranuar nga fuqitë relevante botërore dhe nga mbi 116 shtete tjera, janë krijuar krejt tjera rrethana politike”, ka thënë mak9olli.

Ai konsideron se tanimë Serbia e ndihmuar nga miku thuajse i vetëm i saj Rusia, janë të interesuara që ta fusin në kombinimet e tyre diplomatike për zgjidhjen e problemit shekullor shqiptaro-serb me bisedime, krijimin e të ashtëquajturës "Shqipnia e Madhe".

“ E gjithë kjo  shkon në dëm të shtetësisë së Kosovës, gjegjësisht, krijimin e vetëm një shteti shqiptar të cunguar gjeografikisht, duke ja shkëputur resurset jetike natyrore dhe strategjike. Duke u bazuar se harta nacionale e Evropës është si ‘lëkura e leopardit’, ku çdo ndryshim i kufijëve kishte me pasur ndikimin domino. Kjo ide dhe ky qëllim që tentohet të arrihet në tryezën e bisedimëve, kishte me qenë jo vetëm e dëmshme për popullin shqiptar por edhe e rrezikshme për stabilitetin regjional dhe më gjerë. Liderët tanë si ata shqiptar dhe të Kosovës, nuk duhet të bien në kurthën e quajtur "Shqipëria e Madhe" apo bashkimi kombëtar, pasi që kjo kishte më sjell më shumë dëme se dobi”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, bashkimi kombëtar me Kosovën si tërësi territoriale nuk mund të arrihet në tavolinën e bisedimëve, andaj vet fakti që Serbia njëfarë forme lobon për "Bashkim të cunguar kombëtar" të shqiptarëve, duhet kuptuar si teze e dëmshëm dhe e rrezikshme.

“ Interesi strategjik i shqiptarëve tani duhet të jetë Bashkimi Evropian, ku kishte me ndodh bashkimi i mirëfilltë dhe prosperues i kombit tonë, me dy shtete të pavarura.

“Shqiptarëve më së paku ju konvenon një krizë e re regjionale, e cila kishte me i sjell në rrezik shumë të arritura të deri tanishme, bazuar në konstelacionin e fuqive botërore. Përkundrazi Serbia e dëshiron një krizë të re për të tentuar përfitimin eventual te disa territoreve, e ndihmuar nga Rusia e cila nëpërmes krizës eventuale tenton kthimin e ndikimit në këtë pjesë të Evropës. Ne nuk duhet të biem pre e këtyre qëllimeve djallëzore serbo-ruse. Kosova dhe Shqipëria duhet ti unifikojnë qëndrimet e tyre karshi ofensivës serbe dhe tentimit të ndikimit rus në Ballkan, duke punuar në të mirë të zhvillimit dhe prosperotetit të dy shteteve shqiptare si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me miqtë tanë ndërkombëtar, e sidomos me nunin e shtetësisë së Kosovës SHBA-të”, ka thënë  Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat