S’ka ndarje të Kosovës, por ka vetëm korrigjim teknik me Serbinë

Politika

S’ka ndarje të Kosovës, por ka vetëm korrigjim teknik me Serbinë

Nga: G.B Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustruese

Bujë të madhe ka bërë së fundmi biseda e publikuar e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me komedianët rusë, ku ai zbuloi planin për ndarjen e Kosovës, plan ky i bërë nga Thaçi, Rama, Vuçiq, Putin dhe Erdogan.

Reagime të shumta pati pas zbulimit të kësaj bisede, ku Zaev mendonte se po fliste me Prornoshenkon.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve aktuale në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se s’ka ndarje, por mund të ketë korrigjim teknik të lehtë të kufijve, që i bie 3-4 metra nga të dy anët e kufirit.

Image
Blerim Burjani

“Nuk ka gjë prej kësaj teme, s’ka ndarje në përmasa të spekulimit mund të ketë korrigjim teknik të lehtë të kufijve Kosovë-Serbi. Kjo i bie 3-4 metra në të dy anët e kufirit dhe përcaktimi i zonës neutral 500 deri në 1 km, pra nuk ka kësi lloje të mendimeve spekulative që pretendohen të paraqiten si zgjedhje”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat