Haziri: Një numër i madh i dëshmitarëve janë vrarë, e vështirë zbardhja e vrasjeve politike

Politika

Haziri: Një numër i madh i dëshmitarëve janë vrarë, e vështirë zbardhja e vrasjeve politike

Nga: N.H Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën "Bota sot", ka folur për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Haziri ka thënë se një numër i dëshmitarëve edhe janë vrarë, disa kanë vdekur në rrethana mjaftë të dyshimta gjë që kanë vështirësuar teje mase zbardhjen vrasjeve politike të pasluftës.

Image
Nexhat Haziri

“Dëshmitarët në rastet e vrasjeve politike në vend, por edhe krimeve të tjera prapa të cilave qëndrojnë politikanë të fortë të Kosovës, mbrojtja e këtyre dëshmitarëve ka paraqitur dhe paraqet edhe sot e kësaj ditë një sfidë bukur të madhe për Kosovën. Sipas asaj që dihet një numër i dëshmitarëve edhe janë vrarë, disa kanë vdekur në rrethana mjaftë të dyshimta gjë që kanë vështirësuar teje mase zbardhjen vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë”, është shprehur ai.

Sipas Hazirit, nga adresat e hetimeve për vrasjet e pasluftës duhet të fillohet me Sherbimin Informativ të Kosovës, i njohur ndryshe si SHIK.

“Megjithatë, ka ende të tillë që janë dëshmitar, disa janë siguruar duke i larguar nga vendi me statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe mendoj se vetëm duhet vullnet politik për të nisur proceset e zbardhjes së vrasjeve politike të pasluftës dhe kryesit e këtyre krimeve të nxirren para drejtësisë. Nga adresat e hetimeve për vrasjet e pasluftës duhet të fillohet me SHIK-un, si një organizatë kriminale e nëntokës së PDK-së, për të cilën organizatë dhe për dyshimet që bijën mbi të kanë folur edhe prokuror ndërkombëtar, shërbimet inteligjente të KFOR-it, dhe ka mjaft bazë për hetimin e saj”, tha ai.

Krejt në fund, Haziri, ka nënvizuar se do të ishte mirë për stabilitetin politik dhe të sigurisë, për të ardhmen e vendit që këto dëshmi për këto akte të krimit, t’i vihen në dispozicion institucioneve të drejtësisë në Kosovë, që në një kohë të përshtatshme, për t’iu dhënë një epilog hetimit dhe zbardhjes së vrasjeve politike.

“Po ashtu edhe ish-komandant të UÇK-së nga zona të caktuara, siç është ajo e Dukagjinit, Drenicës , etj. ku ka dyshime se grupet e tyre që i kanë udhëhequr edhe pasluftës, janë të implikuar në vrasjet qoftë të ish-ushtarakëve të FARK-ut, aktivistëve të LDK-së, po ashtu edhe të dëshmitarëve në proceset të ndryshme gjyqësore, ku janë përballur me drejtësinë ish-komandantët e fuqishëm të UÇK-së . Edhe misionet ndërkombëtare që kanë administruar me Kosovën gati për dhjetë vite kanë dëshmi për motivin e vrasjeve të personaliteteve politike e shoqërore të Kosovës dhe adresat se nga kush janë urdhëruar këto vrasje”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat