Kjo Qeveri në asnjë rast nuk do të kishte jetëgjatësi, por ftesa e speciales nxitojë këtë proces të rënies - Bota Sot
Kjo Qeveri në asnjë rast nuk do të kishte jetëgjatësi, por ftesa e speciales nxitojë këtë proces të rënies

Politika

Kjo Qeveri në asnjë rast nuk do të kishte jetëgjatësi, por ftesa e speciales nxitojë këtë proces të rënies

Nga: D. B. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:10
Ismet Haziri

Ftesa e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj është një drejtësi selektive që po i bëhet Luftës së Kosovës. Verdikti i dyfishtë i Gjykatës së Hagës, është dëshmi e mjaftueshme që një person, në këtë rast si Haradinaj të mos gjykohet për veprat e njëjta disa herë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se tani jemi në një realitet të ri, Kryeministri e bëri aktin moral, duke dhënë dorëheqje, që duhet vlerësuar shumë.

“E ceka selektive, ngase sot BE dhe Bashkësia ndërkombëtare i ka zgjedhur dy bashkëpunëtorë të afërt të Millosheviqit, (Vuqiqin dhe Daqiqin) si partner për të ndërtuar paqen, pra kjo nuk është epilog i mirë dhe është drejtësi e çekuilibruar, nëse paqja pretendohet duke dënuar viktimat dhe duke u admiruar me kamuflimet e kriminelëve si të moderuarit ballkanik për fqinjësi të mirë dhe pajtime Historike. Kosova po përjeton trauma institucionale dhe emocionale, dhe kjo është një situata që kërkon përgjegjësi dhe qëndrueshmëri të te gjithë akterve duke përfshirë edhe popullin. Ne kemi pasur shumë nevojë për zgjedhje, por jo nga një shkasë, që ka daluar nga arsyeja, jo nga specialja”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kjo Qeveri në asnjë rast nuk do të kishte jetëgjatësi, por ftesa e speciales nxitojë këtë proces të rënies.

“Ne jemi të lumtur dhe krenohemi që Kryeministri në dorëheqje si edhe më parë të dal faqebardhë në mbrojtën e vlerave dhe të pastërtisë se luftës së UÇK-së. Kjo dorëheqje, me rastin e ftesës së Speciales, në ketë moment, ka edhe karakter përfitues në aspektin elektoral, ngase vendimet e Hardinajt kanë qenë goxha popullsitë, në veçanti Taksa, dhe konsistenca e tija të mos e pezullojë përkundër presioneve, duke përfshirë edhe SHBA. Pra në një formë, kjo dorëheqje e Kryeministrit Haradinaj, përveç që është akt moral, është edhe veprim strategjikë, dhe besojë se do ti sjellë si rezultat apo frytë, të paktën një deputet ma shumë në zgjedhjet e ardhshme, që në një mënyrë AAK prapë do të mbetet në formulat e krijimit të Qeverisë që do të del pas zgjedhjeve. Pra kjo është jeta, kështu e ka politika, dikush nga PAN do të nxirret në opozitë, e potencialisht këtë privilegj do ta gëzojë PDK, AKR dhe NISMA”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...