Tomë Gashi zbulon sekretet e Serbisë, ja çfarë dokumente dorëzoi në Hagë - Bota Sot
Tomë Gashi zbulon sekretet e Serbisë, ja çfarë dokumente dorëzoi në Hagë

Politika

Tomë Gashi zbulon sekretet e Serbisë, ja çfarë dokumente dorëzoi në Hagë

Nga: D. B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:33
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi thotë se, Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzuar Gjykatës Speciale në Hagë shumë dokumente që sipas pretendimeve të tyre e vërtetojnë fajësinë e terroristëve shqiptar, të cilët ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi në një intervistë për gazetën “Bota sot”, shprehet se Gjykata Speciale është antishqiptare dhe raciste.

“Sa i përket Gjykatës Speciale, nuk ka thuajse asgjë që nuk dihet që është antishqiptare, raciste dhe marrje në pyetje e shumë të dyshuarve e posaçërisht shumë e më shumë dëshmitarëve kjo aspak nuk është risi. E vetmja risi është që sipas deklaratës së ministres së Serbisë të dhënë në media e të shpërndarë edhe në media tona në Kosovë. Ku sipas saj Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzua Gjykatës Speciale në Hagë të gjitha dokumentet që sipas saj vërtetojnë fajësinë e terroristëve shqiptar siç i quan ajo ish pjesëtarët e UÇK-së, por tani për tani nuk janë të interesuar që inkurajojnë Gjykatën Speciale që të ngrisë akuza kundër disa ish udhëheqësve të Kosovës e të cilët ishin edhe udhëheqës të UÇK-së. Aludimi është i qartë se ata me apo pa vetëdije janë duke punuar në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës në të ashtuquajtura bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës. Pra, në mes të kryeqytetit të shtetit sipas saj dhe të kryeqytetit të krahinës serbe sipas saj “Kosova i Metohija” me udhëheqës të përkohshme të administratës së përkohshme pra sipas saj, ministrja Serbe e drejtësisë e vërteton edhe një herë që në të vërtetë kjo Gjykata Speciale është gjykatë për interesa të Serbisë dhe se ata e kanë timonin bile edhe gazin e kësaj makinerie juridike. Dhe akuzat ngritën kur të ka qejf Serbia dhe lekët normal që i paguan BE dhe SHBA”, ka thënë Gashi në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...