Zogaj thotë se koalicioni LDK-VV mund të jetë fitues, por ka një arsye pse këto parti nuk duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor - Bota Sot
Zogaj thotë se koalicioni LDK-VV mund të jetë fitues, por ka një arsye pse këto parti nuk duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor

Politika

Zogaj thotë se koalicioni LDK-VV mund të jetë fitues, por ka një arsye pse këto parti nuk duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor

Nga: G.B Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:48
LDK-VV

Partitë politike janë deklaruar të gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe po kërkojnë që ato t’i shpall presidenti Hashim Thaçi, pas dorëheqjes që dha kryeministri Ramush Haradinaj.

Po ashtu, është përmendur një koalicion i mundshëm parazgjedhor në mes të LDK-së dhe VV-së.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se pas dorëheqjes së Haradinajt, zgjedhjet janë alternativa e vetme dhe beson se presidenti duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Image
Skënder Zogaj

“Pas dorëheqjes së parevokueshme të Kryeministrit Ramush Haradinaj, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja alternativë e arsyeshme që do t'i eliminonte të gjitha thashethemet e mundshme! Presidenti ka thënë se do të veprojë sipas kompetencave të tij kushtetuese dhe duke qenë se edhe Partitë politike janë për zgjedhje, besoj se Presidenti do të caktojë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Zogaj.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve, ai ka thënë se nuk do të duhej të bëheshin para zgjedhjeve, duke shtuar se koalicioni LDK-VV mund të jetë fitues por nuk mund të jetë i dobishëm dhe secili duhet të garojë me forcat e tij.

“Sa i përket koalicioneve parazgjedhore mendoj se nuk do të duhej të bëheshin sepse, në gjendjen aktuale, nuk ka asnjë mundësi për koalicione të mira dhe të dobishme në kontekst të krizës në të cilën ndodhet Kosova! Mund të jetë fitues por, nuk mendoj se mund të jetë i dobishëm koalicioni LDK - VV, prandaj, nuk duhet të bëhet, para as pas zgjedhjeve! Një garë e pastër me forca vetanake e të gjitha partive veç e veç është përcaktimi më i mirë që mendoj se duhet të ndodh”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...