Ahmeti: Moralizmi politik ka atribute tjera, e jo veprime të llojit të Haradinajt, Veselit, e Thaçit

Politika

Ahmeti: Moralizmi politik ka atribute tjera, e jo veprime të llojit të Haradinajt, Veselit, e Thaçit

Nga: D. B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:44
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Se a duhet a duhet të japin dorëheqje nga pozita që mbajnë Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për intervistim në Hagë, apo duhet të shkojnë si zyrtarë më të lartë të shtetit të Kosovës, nëse i thërret Gjykata Speciale, njohësi i çështjeve politike Hidajet Ahmeti ka vlerësuar se dorëheqja është akt moral, por nuk duhet të shfrytëzohet momentumi politik për qëllime politike.

Ai ka thënë për “Bota sot” se veprimi moral pa ndjenja morale është i kotë, dhe i pa efektshëm në realitetin shoqëror.

“Veprimet kontradiktore nuk kanë peshën morale, por as politike dhe veprime të tilla nuk duhet vlerësuar në kuptimin pozitiv , pasi qëllimi tyre  është brenda kornizave t të pragmatizmit politik e jo moral.

Image
Hidajet Ahmeti

Gjykoj se veprimi i Haradinajt është veprim kontradiktor  në raport me proklamimin e tij në opinionin publik. Si mund të proklamosh një  gjë të tillë në domenin e veprimit moral kur kalkulohen qëllimet politike. Nëse Haradinaj do të dëshironte që mbetet në histori më një veprim të tillë, nuk do të pretendonte të merrte përsëri timonin e qeverisë derisa të përfundoj procesi  i gjykimit. Mbi të gjitha, veprimi i tij politik përkthehet  si veprim taktizues në mbajtjen  e elektoratit, apo edhe ngritjen e një përqindje të vogël votash në zgjedhjet që do të mbahen”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Sipas tij, veprime të tilla nuk janë për tu admiruar, pasi kalkulimet politike personale janë në rend të para karshi moralizimit politik.

“Kurse sa i përket pozicionit të Thaçit dhe Veselit është një natyrë tjetër e gjykimit, pasi kalkulimet e tyre personale  me gjasë janë shumë më të vogla për t’i realizuar ambiciet e tyre përsëri. Kurse  Haradinaj ka nuhatur shumë mirë  realitetin e skenës politike dhe me taktizim politik ka shfrytëzuar momentumin politik. Moralizmi politik ka atribute tjera, e jo veprime të llojit të Haradinajt, Veselit e Thaçit. Dështimet megalomane të tyre nuk mund të reduktohet me një veprim të tillë “moral”, pasi kosto e dëmtimit të shtetit është aq e madhe sa që gjeneratat e ardhshme do të pësojnë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat