Rexhaj: Kosova nuk bëhet kurrë shtet normal pa u dënuar kriminelët që vranë e vodhën në emër të UÇK-së

Politika

Rexhaj: Kosova nuk bëhet kurrë shtet normal pa u dënuar kriminelët që vranë e vodhën në emër të UÇK-së

Nga: D. B. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:00
Sali Rexhaj

Sa është e vërtetë që Gjykata Speciale po pastron UÇK-në nga personalitetet që janë veshur me petkun e ushtarit për të përfituar në mënyrë dinake me vrasje, haraçe e linçime ndaj të tjerëve, pas shumë vrasjeve gjatë luftës dhe pas saj, ku akuzohen shumë komandantë, eprorë, dhe udhëheqës të UÇK-së, analisti politik Sali Rexhaj vlerëson se e ai është njëri ndër njerëzit e parë që është marrë me organizimin e rezistencës së armatosur.

“Si anëtar i kryesisë së Partisë Parlamentare që në vitin 1991 kam qenë i ngarkuar me punë rreth bashkëpunimit me Bosnjën e Hercegovinën dhe me organizatat rinore dhe ato të partive politike në Kosovë. Ne luftën e kemi konsideruar si gjë e domosdoshme për tu mbrojte nga represioni serb dhe për tu çliruar. Është plotësisht e qartë sot se disa individ abuzuan me luftën, abuzuan edhe me UÇK-në në luftë për pushtet dhe kryen krime për tu pasuruar”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Sipas tij, këta njerëz duhet të dënohen, sepse Kosova nuk bëhet kurrë shtet normal pa u dënuar kriminelët që vranë e vodhën në emër të UÇK-së.

“Jo vetëm se duhet të dënohen e të zbardhet çdo vrasje, nga cila do Gjykatë, pse jo edhe nga Gjykata Speciale, po duhet tu sekuestrohet pasuria e fituar me aktivitete kriminale e mafioze. Vetëm kështu bëhemi shtet e shoqëri normale e integruar në BE dhe NATO. Pra ky ka qenë synimi ynë, synim nga i cili na larguan kriminelët që e kapën shtetin dhe po e mbajnë të izoluar e mbrapa mbetur në të gjitha sferat”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat