Haradinaj ka vënë në lojë Thaçin dhe Veselin, zyrtari i LDK-së tregon se çka do të tentojë tani presidenti

Politika

Haradinaj ka vënë në lojë Thaçin dhe Veselin, zyrtari i LDK-së tregon se çka do të tentojë tani presidenti

Nga: G.B Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:38
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Që kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën e kaluar, opozita ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe po pret që presidenti t’i shpallë ato.

Por, presidenti ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se qeveria e ka humbur legjitimitetin, sidomos tani kur Haradinaj ka dhënë dorëheqje.

Image
Bajram Geca

“E pandershme, përmes sekserëve e matrapazëve, presioneve e shantazheve. Qeveria ka humbur legjitimitetin shumë kohë më parë, e në veçanti tani kur Kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje, me çka ka rënë e tërë qeveria”, është shprehur ai.

Gecaj thotë se Haradinaj e ka vënë në lojë Thaçin dhe Veselin dhe kjo s’po ju pëlqen atyre dhe i ka zënë të papërgatitur.

“Presidenti Thaçi për herë të parë që nga vdekja e Dr. Ibrahim Rugovës nuk është personi i cili i dikton kushtet e shantazheve, dredhive e manipulimeve, dhe kjo si duket nuk po i pëlqen fare. Me gjithë faktin se unë nuk kam pasur simpati as për udhëheqjen e qeverisë nga Kryeministri Haradinaj dhe as për qeverinë e tij të mbrapsht, megjithatë, Haradinaj tani e ka vënë në lojë Presidentin Thaçi dhe Kryeparlamentarin Veseli, dhe kjo duket sheshazi se nuk po u pëlqen fare dhe se i ka zënë të papërgatitur, apo siç thonë anglezët "off guard"”, ka vlerësuar Gecaj.

Sipas tij, tani presidenti do të tentojë të manipulojë që të tregojë se ka ende kontroll të skenës politike, derisa shton se qëllimi i Haradinajt nuk ka qenë i tëri ai që është komunikuar nga ai, pasi është kalkulim politik për përfitime politike dhe elektorale.

“Tani, Presidenti Thaçi me siguri që do të tentojë të manovrojë dhe manipulojë, në mënyrë që të tregojë se ai ende është në kontroll të skenës politike. Edhe qëllimi i Kryeministrit Haradinaj nuk ka qenë i tëri ai të cilin ai na ka komunikuar përmes deklarimeve të tija politike. Unë e shoh si kalkulim politik me qëllime të përfitimeve politike e elektorale”, ka vazhduar më tej Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Gecaj vlerëson po ashtu se tani do të kemi garë mes partive të “komandantëve” se kush kujt do t’ia lë kile.

“E tani, do të shohim një shtyrje të partive të "komandantëve" se kush kujt do të mund t'ia lë "kile", diçka të cilën e kemi parë edhe ashtu gjatë tërë këtij mandati. Të shpresojmë se populli është vetëdijesuar dhe se nuk do t'u japë më vote këtyre manipulantëve politik”, ka përfunduar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat