Mungesa e reformës zgjedhore i jep mundësi PDK-së që t’i manipulojë zgjedhjet

Politika

Mungesa e reformës zgjedhore i jep mundësi PDK-së që t’i manipulojë zgjedhjet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 korrik 2019 Në ora: 10:49
Kadri Veseli - PDK, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova vazhdon të mbetët ende pa reformën zgjedhore. Që nga viti 2011, kur u paraqit nevoja për këtë reformë për shkak të deformimit të procesit zgjedhor të vitit 2010 e deri tani, ende s’ka përfunduar ky proces.

Faktikisht reforma zgjedhore ishte edhe rekomandim i OSBE-se, partnerëve ndërkombëtar dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që merren me monitorim të proceseve zgjedhore, me qëllim që të ketë zgjedhje më të besuar, dhe depolitizim të komisoneve.

Me përmbylljen e reformës zgjedhore duhet t’u jepet përgjigje disa çështjeve të ngritura si: numri i zonave zgjedhore, pragu zgjedhor për kandidatët e pavarur, për partitë dhe për koalicionet, mënyra e zgjedhjes së presidentit, mbyllja ose jo e listave zgjedhore, si dhe çështjet tjera.

Por është mungesa e vullnetit politik që, ky proces i iniciuar në vitin 2011 ende nuk është përmbyllur. Madje, çështja e reformës është riaktualizuar disa herë gjatë këtyre tetë vjetëve për shkak të krizave politike.

Fillimisht disa nga partitë politike pohonin se kjo temë do të kryhet pas përfundimit të disa prej “temave të mëdha”. Faktikisht kjo është krejtësisht irelevante, pasi procesi i reformës zgjedhore nuk e ndalon dot Kosovën të merret me tema tjera, duke ditur se reforma zgjedhore më tepër është proces teknik.

Kjo e hedh poshtë arsyetimin banal, duke shpërfaqur arsyen e vërtet që është mungesa e vullnetit politikë. Ndryshimet që i duhen sistemit zgjedhor janë ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me aspektin teknik, të cilat e përmirësojnë mënyrën e zgjedhjeve sesa me atë se si do të duhej të përfaqësoheshim përmes sistemit zgjedhor.

Krasniqi ka thënë se duhet të bëhet edhe largimi i emrave të personave të vdekur nga listat zgjedhore, si dhe të qartësohet çështja e votuesve nga diaspora dhe që kjo do ta lehtësonte procesin zgjedhor. Kjo gjithashtu do të ndante Kosovën në zona zgjedhore, që në këtë mënyrë edhe do të mund të ndalonte manipulimin. Ka ndodhur që iks deputeti ka marrur mijëra vota në një komuna që nuk i përket atij fare, dhe kur mediat kanë pyëtur ata banorë ata nuk e njihnin fare. Kjo le dyshime për manipulime, dhe rrjedhimisht i jep komoditet një deputeti që mos të merret aq shumë me banorët të cilëve u përket.

Tani që Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare zvarritjet e reformës zgjedhore, mungesa e vullnetit politik dhe rritja e tensioneve mes partive, pritet të dëmtojnë procesin zgjedhor dhe mund të ulin standardin e zgjedhjeve normale të kërkuar nga ndërkombëtarët.

Mungesa e reformës zgjedhore tani për tani më së shumti i përshtatet PDK-së, që si parti që me gjasë pritet të del në opozitë, do të mundohet të shfrytëzoj këtë vakum që të manipuloj zgjedhjet, me qëllim që përsëri të jetë pjesë e matematikës së koalicionit të ardhshëm qeverisës. Deri tani, pothuajse të gjitha partitë e kanë përdorur këtë vakum të reformës që edhe brenda partive të tyre të bëjnë manipulime të zgjedhjeve, duke krijuar kështu klane të tyre brenda partive.

Duhet së paku një vjet që para zgjedhjeve të përfundoj reforma e që faktikisht e bën të pamundur që në zgjedhjet e jashtëzakonshme Kosova të futet me një reformë zgjedhore. Kjo do krijoj rezultate që nuk do të jenë edhe aq të besuar, me partitë që janë ende pjesë e koalicionit qeverisës, e që do të mundohen për të bërë manipulime të ndryshme.

Opozita është dashur që me çdo kusht të kërkoj që kjo reformë të kryhet, pasi kështu edhe rezultatet do të jenë më të besuar, por edhe më të shpejta. Gjithashtu do të depolitizonte komisionerët, duke e bërë krejtësisht zgjedhjet proces teknik me mundësi të pakta ose fare për manipulime. Shpresoj së këtë zgjedhjet që pritet të jenë së shpejti, të jenë të fundit që Kosova futet pa reformë zgjedhore, një reformë që është dashur moti kohë të kryhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat