Krasniqi zbulon skenarin e Thaçit dhe Veselit për ta quar vendin në krizë   - Bota Sot
Krasniqi zbulon skenarin e Thaçit dhe Veselit për ta quar vendin në krizë  

Politika

Krasniqi zbulon skenarin e Thaçit dhe Veselit për ta quar vendin në krizë  

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:59
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të bëj çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje, me arnime të Qeverisë.

“Hashim Thaçi do të bëj çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje, me arnime të Qeverisë. Do të propozojë postin e kryeministrit partive të ndryshme, por sa do të ketë efekt mbetet të shihet. Zgjedhjet janë të pashmangshme nëse në anijen e PAN-it nuk kërcen në momentin e fundit ndonjë parti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai parasheh se  deputetet e PDK-së dhe minoriteteve nuk t`i japin votat për shpërbërjen e Kuvendit, dhe pastaj gjërat do të komplikohen për të shkuar në zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk ka arsye që të zvarritet akoma më shumë caktimi i datës së zgjedhjeve, por për të shkuar vendi në zgjedhje, fillimisht duhet të shpërbëhet Kuvendi me 81 vota të deputetëve. Deputetet e PDK-së dhe minoriteteve nuk i japin votat për shpërbërjen e Kuvendit, pastaj gjërat komplikohen për të shkuar në zgjedhje”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Më tutje, ai shprehet se ky është një plan i menduar mirë  nga PDK-ja dhe Thaçi për t`i shmangur zgjedhjet.

“Është një plan i mirëmenduar nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja për t'i shmangur zgjedhjet, në mënyrë që pas futjës në krizë institucionale të ndërhyejnë ndërkombëtarët dhe të zgjedhin nje kryeministër "konsensual"!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...