A po e shkelin ligjin partitë që po bëjnë fushatë para caktimit të datës së zgjedhjeve? - Bota Sot
A po e shkelin ligjin partitë që po bëjnë fushatë para caktimit të datës së zgjedhjeve?

Politika

A po e shkelin ligjin partitë që po bëjnë fushatë para caktimit të datës së zgjedhjeve?

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:48
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar nisjen e fushatës nga disa parti politike.

Ai këtë nuk e ka cilësuar  si shkelje të ligjit, por ka thënë se në interpretim logjik e ndalon ligji për shkak se KQZ me vendim cakton fushatën zgjedhore që është me ligj 1 muaj.

“Në këtë fazë dhe në fazën e shpalljes së zgjedhjeve ligji për zgjedhjet nuk është decidiv dhe nuk e cilëson si shkelje, por në interpretim logjik e ndalon ligji për shkak se KQZ me vendim cakton fushatën zgjedhore që është me ligj 1 muaj , është e tepruar, por nuk është thënë se duhet një muaj fushat, por deri në muaj mund të interpretohet ligji për zgjedhje, por s’mund të jetë më shumë se një muaj, pra brenda një muaji KQZ mund të caktoj fushatën 2 jave apo tre jave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Po ashtu, ai ka sugjeruar KQZ-në që të nxjerrë një rregull zgjedhore në pajtim me ligjin për të ndaluar para fushatën pa bërje vendimin publik të KQZ-së për fillimin e saj.

“Fushatat ndonëse ndalohen me ligj, ato bëhen në mungesë të ndalimit decidive , KQZ duhet të nxjerr një rregull zgjedhore në pajtim me ligjin për të ndaluar parafushatën pa bërje vendimin publik të KQZ për fillimin e fushatës parazgjedhore karakteristik se parafushata po bëhet edhe brenda një partie edhe në mes partive disa veç kanë shpall veten kryeministër ose flasin se kush mund të bëhet dhe përmenden emra që quhet fushat e brendshme politike dhe e jashtme në mes partive të koalicion parazgjedhor, pra ka shumë zhurmë dhe komplikime në këtë çështje”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...