Haradinaj shkon krenar te Rugova, për ti kërkuar ndihmë për vota dhe nuk e fsheh këtë gjë

Politika

Haradinaj shkon krenar te Rugova, për ti kërkuar ndihmë për vota dhe nuk e fsheh këtë gjë

Nga: M.H Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:09
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme, Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Haradinaj,ka shkruar që presidenti Rugova është vlerë e patjetërsusheme dhe se shenjë nderimi të angazhimit të tij jetësor kam bërë homazhe tek varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mirëpo vizita e tij ka ngjallur reagime se është bërë vetëm për të fituar besimin e qytetrëve e lidhur me këtë ngjarje, analisti politk, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, tha që arsyeja e vizites tek varri i Rugovës natyrisht që ësht ëvota e qytetarëve. Por, Shahu, cek që Haradinaj është ndër poltikanët e Kosovës që vjen nga lufta dhe se duhet të shkoj te varri i Rugoves pasiqë Rugova e bëri kryeminstër Haradinaj.

“Natyrisht që për hir të votes së qytetarëve ka bërë homazhe Haradinaj, natyrisht që është një mënyrë për të tërheqë vota, por duhet ta pranojmë se ndër poltikanet e Kosoves që vijnë nga lufta.

Haradinaj është më i ndershëmi në raport me Rugovën. Ai e ka të hershme ndermin për Rugoven pasi Rugova e bëri kryeminister. Si të thuash Rugova e hypi tamam në kalin e politikes Haradinajn dhe ai ka ditë të artikulojë mirënjohje.

Image
Rexhep Shahu

Ka zëra se nuk duhen nderuar as kujtuar të vdekurit as duhen marrë modele, zëra këto nga mentare të ndryshme apo analistë të ndryshme. Këto zera veç sa perçojne urrejtje ndaj Rugoves e fuqisë së tij të pashterrshme politike edhe pas vdekjes.

Përfytyro nderimin që u bënë Amerika e politikanet e saj themeluesve të Amerikes. Rugova, duam apo nuk duam është themeluesi i shtetit të Kosovës, është arkitekti dhe konstruktori. Pra Haradinaj shkon krenar te Rugova me i lypë ndihmë për vota dhe nuk e fsheh këtë gjë”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat