Ish-ambasadorja Alma Lama flet për “Bota sot” për kandidaturën e Vjosa Osmanit

Politika

Ish-ambasadorja Alma Lama flet për “Bota sot” për kandidaturën e Vjosa Osmanit

Nga: N.H Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:27
Alma Lama dhe Vjosa Osmani

Kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjoi interesim të madh në opinion, derisa pati edhe komente të ndryshme për këtë çështje.

Vendimi për kandidaturën e Osmanit, erdhi pas mbledhjes së kryesisë që u mbajt ditë më parë. Partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka vendosur që ish-deputeten Vjosa Osmani ta kandidojë për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Për të folur rreth kësaj kandidature, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar edhe ish-ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lama në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se e ka parë si mjaftë pozitive kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e LDK-së.

Image
Alma Lama

“Vendimin e LDK-së për kandidimin e znj. Osmani e kam parë si mjaftë pozitive. Jam nga ato që edhe në vitin 2014-të, kur isha anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, e kam mbështetur me votë kandidimin e saj”, është shprehur ish-ambasadorja.

Tutje, Lama ka theksuar se gjithmonë ka mbështetur çdo grua me fjalë publike dhe me veprime sa ka pasur mundësi.

“Gjatë gjithë karrierës time, unë kam mbështetur çdo grua kur është ngritur, e kam mbështetur edhe për tu ngritur, me fjalën time publike dhe me veprime nëse kam pasur mundësi, i kam dalë në mbrojtje gjithmonë grave dhe kam qenë zëri i tyre në çdo kohë, gjë që nuk ka ndodhur kur jam sulmuar unë”, përfundoi ish-ambasadorja Alama Lama, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka përfunduar misionin e saj si ambasadore në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat