LDK-ja të mos i përdorë vrasjet e pasluftës për fushatë zgjedhore, e më pas të bashkohet me ata që i akuzon

Politika

LDK-ja të mos i përdorë vrasjet e pasluftës për fushatë zgjedhore, e më pas të bashkohet me ata që i akuzon

Nga: D.RR Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Në fushatën jozyrtare që ka filluar nga partitë politike në Kosovë, LDK-ja e ka përmendur edhe çështjen e zbardhjeve të vrasjeve të pasluftës me motive politike.

Por, veprimtari Sali Rexhaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se partitë politike nuk duhet që gjatë fushatës të përmendim zbardhjen e vrasjeve politike, por që të punojë në forcim të shtetit dhe në këtë mënyrë të zbardhen ato vrasje.

Image
Sali Rexhaj

“Sa u përket vrasjeve, një e keqe shumë e madhe për Kosovën, pa zbardhjen e të cilave nuk mund të ndërtojmë kurrë shtet ligjor e të drejtë, sepse kriminelët ende jetojnë të lirë. Mendoj se më vrasje nuk duhet të merren partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Vrasjet zbardhen vetëm me forcimin e shtetit dhe funksionimin e prokurorive e gjykatave në mënyrë te pavarur”, tha Rexhaj.

Ai duke aluduar në LDK-në, ka shtuar se nuk duhet të bëjnë koalicion me ata që i kanë akuzuar për vrasje.

“Është treguar shpesh deri më tani se partitë i kanë keqpërdorë vrasjet për vota dhe në fund kanë bërë koalicion me ata që i kanë akuzuar dhe pastaj kanë qeverisë bashkë, kurse gjatë qeverisjes janë harruar vrasjet. LDK duhet të angazhohet për forcim të shtetit, vetëm kështu zbulohen vrasjet po edhe çkapet shteti nga Klani Kriminal Pronto. Vet premtimi i një subjekti se do t’i zbuloj vrasjet me të ardhë në pushtet, është paralajmërim se do ta kapin edhe ata drejtësinë. Çkapja nga një subjekt apo klan, dhe kapja nga subjekti apo klani tjetër, nuk na duhet. Kemi nevojë për shtet juridik, pra shtet të së drejtës më në fund”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat