Rezultatet e 6 tetorit: LDK 26 %, VV 24 %, PDK 22 %, AAK-PSD, 18, Nisma-AKR 6 % dhe 4 % të tjerët

Politika

Rezultatet e 6 tetorit: LDK 26 %, VV 24 %, PDK 22 %, AAK-PSD, 18, Nisma-AKR 6 % dhe 4 % të tjerët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 shtator 2019 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Pasi jemi në muajin e fushatës zgjedhore, nga ku edhe zgjedhjet do të zhvillohet afërisht pas katër javësh, analistë të shumtë, por edhe qytetarë të zakonshëm japin prognozat e tyre se kush do të jetë fitues. Rrjedhimisht kjo e bën edhe më interesante rezultatin e lëtyre zgjedhjeve, repsektivisht se kush do të del fitues. Si bazë për të dhënë një prognozë përafërsisht të saktë me ato të cilat priten të jenë të vërteta, besoj se duhet marrë parasysh edhe rezultatin i zgjedhjeve të 2017. Në këto zgjedhje numrin më të madh të votave nga elektorati e kishte marrë koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) me 33.74 për qind, ndjekur nga Vetëvendosje me 27.49 për qind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 për qind.

Rezultatet treguan po ashtu se kush do të jenë deputetë të ardhshëm të legjislativit të ri të Kosovës. Fillimisht koalicioni PAN kishte brenda Kuvendit të Kosovës 39 deputetë, Vetëvendosje 32 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR do të ketë 29 deputetë. Vetëvendosje mbetet partia e cila është rritur dukshëm krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. Në ato zgjedhje ajo ka pasur vetëm 13.59 për qind të votave totale, dhe 16 deputetë, ndërsa në këto palë zgjedhje e ka dyfishuar numrin e deputetëve. PDK prej zgjedhjeve të vitit 2007, njihej si partia më e madhe në vend, për nga numri i deputetëve dhe përqindjes në vota. Në zgjedhjet e 2017 ky subjekt si vetëm ka arritur të ketë vetëm 23 deputetë brenda Kuvendit, duke u renditur kështu si parti a dytë në vend për nga numri i deputetëve.

Partneri i PDK-së, të cilit ajo ia dha mandatarin për kryeministër, AAK -ja, ka arritur të ketë 10 deputetë. Nisma për Kosovën, partneri tjetër në PAN, në Kuvendin e shkuar kishte do 6 deputetë. Fillimisht LDK kishte 23 deputetë, por që u shtua ky numër deri në 29, duke u bërë partia me numrin më të madh te deputetëve. Gara kryesore është mes LDK, VV dhe deri diku PDK-së. Kjo e fundit nuk duhet përjashtohet nga gara pasi ka shumë militantë që i ka punësuar, dhe të cilët për të ruajtur vendin e punës bëjnë maksimumin që të jenë përsëri në qeveri. Megjithatë nisur nga ato që u thanë më lartë, në bazë të premisave që niset nga disponimi i qytetarëve mund të themi se këto do të jenë rezultat e zgjedhjeve të sivjetme.

LDK besoj se do të jetë diku tek 26 %, pastaj VV 24 %, PDK 22 %, AAK-PSD, 18, NiSMA-AKR 6 % dhe 4 % të tjerët. Kjo natyrisht se do i jepte mundësi LDK që bashkë me VV të formojnë qeverinë, ndërkohë që PDK të mbetët në opozitë, marr këtë si shkas edhe dëmet që i ka shkaktuar vendit.

Megjithëse nuk përjashtoj mundësinë që të kemi manipulime, kryesisht nga njerëz të ish PAN-it, të cilët kanë bërë shumë dëme dhe kanë frikë nga drejtësia e pavarur. Për hir të një drejtësie të pavarur, të një sistemi të çkapur nga krimi dhe nepotizmi, duhet dërguar në shtëpi ata që sot i kanë vënë shtetin njollën e keqe, si një vend ku shërbehet krimi, droga dhe prostitucioni. Edhe për hir të demokracisë duhet të vij në pushtet opozita, më ata që deri dje ishin në pushtet dhe kanë nevojë të reformohen de të ndryshojnë kurs dhe kahje të subjekteve të tyre.

Deri në ditën e zgjedhjeve do të ketë edhe shumë prognoza të tjera, por vetëm 6 tetori do të tregoj defintivisht rezultatin e saktë, me logjikën time do të jenë të përafërta me prognozën që e ceka më lart. Kjo nisur nga disa faktorë, që kryesisht janë në favor të opozitës, dhe rrjedhimisht në dëm të pozitës aktuale. Për të ndryshuar Kosova duhet që opozita të vijë në pushtet, ndryshe do të vazhdojmë të abortojmë shpresat më njerëz që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të varfër të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat