Një mësim për gazetarinë dhe burimet e (pa) besueshme!

Politika

Një mësim për gazetarinë dhe burimet e (pa) besueshme!

Nga: Bota Sot Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:45
Vjosa Osmani, Blerina Kllokoqi Rugova

Të bësh gazetari në ditët e sotme nuk është edhe aq e lehtë sa duket në realitet. Lexuesi e merr vetëm produktin final, ndërsa për të ardhur deri te produkti final duhet kohë e mund.

Një produkt të tillë gazeta “Bota sot”, ua ofroi lexuesve në shtator të vitit 2014, me shpresën dhe besimin se po nxirrte në pah një të vërtetë mbi të cilën patjetër duhej informuar opinionin.

Gazeta kombëtare “Bota sot”, përherë ka qenë ndjekëse dhe përçuese frymës demokratike të shpalosur nga Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, andaj edhe kësaj radhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Ishte pikërisht një familjare e Presidentit Rugova, reja e tij, Blerina Kllokoqi Rugova ajo e cila kishte kërkuar nga “Bota sot” që ta publikonte lajmin se Vjosa Osmani, tash kandidate për Kryeministre të Kosovës, po bënte përpjekje që t`i “shes” Teuta Rugovën dhe Doruntina Malokun tek PDK-ja. Lajmi do të dilte me burime të gazetës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, e njëjta na kishte informuar se Vjosa Osmani ia kishte vjedhur votat Malokut e Rugovës, në zgjedhje. Përveç kësaj, BKR i kishte premtuar gazetës se pas pak ditësh do të sillte faktet për takimet e Osmanit, me njerëz të PDK-së dhe për kinse vjedhjen e votave po ashtu.

Ditët kalonin, e faktet premtuara nuk na jepeshin. Por, gazeta “Bota sot”,  nuk e pati asnjëherë të qetë ndërgjegjen rreth asaj që kishte publikuar.

Nga viti 2014 kur është publikuar lajmi, ka kaluar një kohë e gjatë e bashkë me të ka ndryshuar edhe rrjedha e ngjarjeve politike në vend. Koha e tregoi se me kënd ishte Vjosa Osmani e me kënd Teuta Rugova. Mjafton që për këtë të kujtojmë se cila nga këto dyja e votuan Thaçin për President të Kosovës, kush ia bënte kuorumin PDK-së e kush mungonte kur LDK-së i nevojitej kuorumi për ndonjë çështje të rëndësishme!

Andaj, ndjejmë për obligim që nëse jo faktet, të paktën ta publikojmë emrin e personit që na kishte futur në grackë duke na dhënë një lajm të pa verifikuar e duke mos e verifikuar të njëjtin me faktet që i kishte premtuar. Pra, bëhet fjalë për zonjën Blerina Kllokoqi Rugova, e cila për më tepër është edhe kreatore e njohur dhe “furnizon” me veshje gruan e ish shefit të SHIK-it, tash kryetar i PDK-së Kadri Veseli.

Ky është një mësim i mirë moral e para së gjithash profesional për gazetarinë në Kosovë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat