Paralajmëron Islami: Të korruptuarit e PDK-së do të japin llogari para gjykatave të drejta, që do t’i sjellë Lëvizja Vetëvendosje

Politika

Paralajmëron Islami: Të korruptuarit e PDK-së do të japin llogari para gjykatave të drejta, që do t’i sjellë Lëvizja Vetëvendosje

Nga: D. B Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:58
Gazmend Islami dhe Albin Kurti

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili ka arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u bërë pjesë e listës me kandidatë për deputetë, ka shpalosur pikat në të cilat janë pajtuar me Albin Kurtin.

Ai mendon se PDK-ja veç është bërë gati për opozitë, teksa zotohet se të gjithë ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, do të japin llogari kur në krye të qeverisë do të vije Albin Kurti.

“PDK-ja e ka kuptuar humbjen dhe ka filluar t’i bëj gati karriget e opozitës. Ka ardhur koha që ata ta shijojnë politikën opozitare dhe të japin llogari për atë se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Unë e vlerësojë listën e tyre me njerëz të rinj dhe jo të përfshirë në aktakuza, mirëpo ata të vjetrit që po mundohen të fshehën dhe të zhdukën pas sloganit të rrejshëm “jo korrupsion”, do të japin llogari para gjykatave të drejta, që do t’i sjellë Lëvizja Vetëvendosje pas datës 7 tetor, ku do të jemi fitues absolut në zgjedhje”.

(Intervistën e plotë me Gazmend Islamin, kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur dhe atë online)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat