A mund ta udhëheqë Vjosa Osmani dialogun me Serbinë? Njohësi i çështjeve juridike jep shpjegimin: Vetëm këta dy persona mund ta zgjidhin këtë proces - Bota Sot
A mund ta udhëheqë Vjosa Osmani dialogun me Serbinë? Njohësi i çështjeve juridike jep shpjegimin: Vetëm këta dy persona mund ta zgjidhin këtë proces

Politika

A mund ta udhëheqë Vjosa Osmani dialogun me Serbinë? Njohësi i çështjeve juridike jep shpjegimin: Vetëm këta dy persona mund ta zgjidhin këtë proces

Nga: N.H Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:47
Vjosa Osmani

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë, shkruan “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, ka thënë se dialogu me Serbinë kërkon njohuri të gjera si dhe kërkon shumë eksperiencë për negocim.

Image
Blerim Burjani

“Për shkak se është mjaft e komplikuar, kërkon njohuri të gjera, kërkon edhe shumë eksperiencë për negocim, kërkon një lloj karizme politike dhe një personalitet me kredibilitet të lartë dhe ndikim në shtet, pra nuk është fjala për nënçmim, por kapacitete shumë të mangëta, të kredibilitetit profesional e politik”, ka thënë Burjani.

Sipas Burjanit, vetëm kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidenti Hashim Thaçi mund ta zgjidhin ngërçin e dialogut me Serbinë.

“LDK me ketë propozim për kryeministër ia ka ndihmuar që Kadri Veseli në secilën variant të imponohet për një zgjidhje të tillë të dialogut. Ketë dialog mund ta zgjidhin vetëm Isa Mustafa e Hashim Thaçi, këta të tjerët janë problematikë dhe kjo çështje mund të mbetet pa u zgjidhur ky problem. LDK dhe VV s’kanë gjasa as minimale, pra, kurrfarë shanse që të zgjidhin problemin e dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

Në fund, ai shton se Vjosa Osmani mund ta ketë të vështirë të zgjidhë probleme të ndërlikuara rajonale.

“Vjosa ndoshta pak ka zgjidhë disa probleme në Lidhjen Demokratike të Kosovës që janë krijuar si rezultat i kritikave ndaj liderit të tyre Isa Mustafa, por kjo nuk zgjidhë probleme të ndërlikuara rajonale e as vendore”, është shprehur Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...