Faton Topalli i PSD-së e dëshiron edhe LDK-në, AKR-në dhe Nismën që ta qeverisin Kosovën - Bota Sot
Faton Topalli i PSD-së e dëshiron edhe LDK-në, AKR-në dhe Nismën që ta qeverisin Kosovën

Politika

Faton Topalli i PSD-së e dëshiron edhe LDK-në, AKR-në dhe Nismën që ta qeverisin Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 shtator 2019 Në ora: 22:34
Faton Topalli

Ish-deputeti i Kosovës, Faton Topalli nga PSD-ja në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka preferuar një koalicion më të gjerë për qeverisjen e ardhshme të Kosovës.

Ai ka deklaruar se ka disa sfida për të cilat me LDK-në, AAK-në, AKR-në dhe Nismën Socialdemokrate do të donte të i arrijnë së bashku në një Qeveri.

“Bota sot”: Cili do të ishte partneri i preferuar pas zgjedhorë, me të cilin mendoni se partia juaj do të qeveris nesër Republikën e Kosovës?

Faton Topalli: Duke pasur parasysh që pas përfundimit të zgjedhjeve Qeveria e ardhshme e Kosovës do të ballafaqohet me një varg sfidash siç është dialogu, por edhe rritja e zhvillimit ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, punësimi i të rinjve dhe krijimi i perspektivave të reja për ta, barazia gjinore dhe reforma e skemave sociale, nevojitet një mbështetje e gjerë parlamentare. Unë do të doja që gjitha këto sfida t’i arrijmë së bashku me LDK, AAK, AKR dhe Nismën Socialdemokrate.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në print dhe online në gazetën “Bota sot”.)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat