Flet njohësi i proceseve zgjedhore: Qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive

Politika

Flet njohësi i proceseve zgjedhore: Qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive

Nga: N.H Më: 6 tetor 2019 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Kosova sot voton. Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, sot, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur qeverinë e ardhshme dhe deputetët e rinj.

Për të folur, për këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar Blerim Burjanin.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, gjithashtu edhe njohës i mirë i proceseve zgjedhore, konsideron se këto zgjedhje do të kalojnë mire dhe pa incidente.

Sipas Burjanit, edhe KQZ është e gatshme tashmë, pasi që, sipas tij, kjo e fundit ka edhe eksperiencë.

Image
Blerim Burjani

“Zgjedhjet do të jenë të lira demokratike, do të kalojnë mirë dhe pa incidente. KQZ tashmë është e përgatitur mirë edhe për këto zgjedhje. Ka edhe eksperiencë tash me zgjedhje të ndryshme”, është shprehur Burjani

Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Është ditë festive për qytetarët, të gjithë qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive të votojnë”, ka përfunduar Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat