Vjen paralajmërimi: Të arrihet sa më shpejt koalicioni LDK-VV, “ujqit e deridjeshëm po ju sillën përreth si çakajtë”

Politika

Vjen paralajmërimi: Të arrihet sa më shpejt koalicioni LDK-VV, “ujqit e deridjeshëm po ju sillën përreth si çakajtë”

Nga: N.H Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:26
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e 100 përqind të votave të rregullta.

Nga ky rezultat, ende është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 202mijë e 968 vota, apo 25.48% e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 197 mijë e 702 vota apo 24.82%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka marrë 169 mijë 211vota apo 21.24%.

Prof. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përderisa në këtë bisedë edhe ka paralajmëruar se çakajtë po dëshirojnë t’i përpijnë për së gjalli këto dy parti.

Maxharraj në këtë bisedë të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Albin Kurti është personi i cili e konsolidoi partin si i vetëm, dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme.

Image
Prof. Binak Maxharraj

“Aktiviteti politik Albin Kurtit është i hershëm dhe lidhet me regjimin okupues me të cilin nuk e duroi. U priu protestave të studenteve. Çizmja serbe e rrotullonte për tokë, por nuk dorëzohej. E burgosen. Në burgun e Nishit ju tha se, “unë nuk e pranoj këtë gjyq, nuk është i popullit tim”. Që atëherë Albin Kurti protestat i kishte si mjete pune, protestonte për të këqijat që po i bëheshin Kosovës nga klasa sunduese e komandantëve, e rrahën, e burgosnin. Ia vranë aktivistet në protesta. Por, Albin Kurti nuk ndalej ecën vetëm. Kur të gjithë mendonin së puna e tij mbaroi me ikjen nga ai 12 deputetëve të cilët u arratisen, ai nuk u dorëzua, e konsolidoi partin dhe u futë në fushat vetëm, i vetëm në fushatë. Nuk e ndalë as era, e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele, që i del përpara”, është shprehur Maxharraj.

Ai ka thënë se fituesin e këtyre zgjedhjeve nuk mund ta ndalin as cubat e Kosovës, dhe as kupola e krimit të organizuar.

“Albini ecën vetëm, është digë dhe ortek i fortë për PDK-në, Pronto mafien dhe SHIK-un. Ua ka mbledhë bëtë është betuar së do t’i mundë. Dhe vazhdon Albini të ecën vetëm nëpër fushatë gjithandej Kosovës për t’i mundë. Gjithkah shkon e nderojnë i përkulën, Albinin nuk mund ta ndalë më askush, bile as cubat e Kosovës, dhe as kupola e krimit të organizuar, që betohej se do ta mundë. Albini ecën vetëm, me shokë shumë të idealit dhe të dijës, por ai e ka pas edhe fuqinë e popullit i cili po e mbështet sepse ia ka besën i beson, sepse beson në të për ndryshime të mëdha”, ka thënë ai.

Maxharraj me tej shprehet se populli ka qenë i etur për ndryshime, përcjell gazeta “Bota sot”.

“Ia nisi fushatës zgjedhore si uragan i vetëm me partinë e tij dhe ia doli në fund fitoi doli partia e para, më e votuar në vend, populli ia dha besimin për një të ardhme më të mirë, sepse besonin në të. Siç po shihet zgjedhjet i fitoi LVV për një katramë, siç thuhet në populli, sepse populli ishte i etshëm për ndryshime rrënjësore, besoi që duhet flakëruar e keqja që ia sollën këtij vendi, kupola e krimit të organizuar dhe nepotizmi, klientalizmi, etj”, shprehet ai.

Tutje, ai ka folur edhe për rezultatin e LDK-së. Sipas Maxharrajt, kjo parti nga brendësia e saj dallon diçka nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Por si ishte fushat zgjedhore nga ana tjetër e LDK-së, ku gaboi që për pak nuk i fitoj zgjedhjet. Në krahasim me LVV-në, LDK-ja nga brendësia e saj dallon diçka nga LVV. Vetëvendosje ishte më e lirë në veprim gjatë fushatës, nuk i sillej askush si hije pas. LDK është parti e cila ka më shumë përvojë institucionale, por qe përbrenda ka njerëz me mentalitete tjera, të cilët aty brenda thyhen shtizat në mes veti, një parti jo aq shumë e demokratizuar nga brenda, sepse aty hala fjalën e kanë njerëzit e vjetër që nuk i ç’kapen aq kollaj partisë. Mirëpo, me të njëjtit njerëz në këto zgjedhje ndodhi diçka në LDK. Duke e pa strukturat e LDK-së duke e pas parasysh rrugëtimin e saj në qeverisje të ndryshme, garnitura e vjetër jo me hatër, por pak edhe si me zor vendosën çuditërisht që fushatën ua la të rinjve që ta udhëheqin sepse ata do ta humbnin, por duke ua vu bishtin pas. E zgjodhën gruan e edukuar të anatemuar në këtë parti, por që pastaj më 2017 ani pse ishte lenë në harresë kah fundi i liste, ajo duke e pasur autoritetin e saj arriti që të del si gruaja më e votuar në Kosovë. Dhe në këtë drejtim e zgjodhën më shumë huje që Vjosa Osmanin ta nominojnë për kryeministre të ardhshme”, shprehet ai.

Maxharraj gjithashtu ka dyshimet e tij se pse ishte pikërisht Lutfi Haziri, a i cili u caktua si shef të shtabit zgjedhor të LDK-së.

“Vjosa Osmani ia nisi fushatës parazgjedhore më shumë vullnet, dije dhe profesionalizëm politik më një ekip të mrekullueshëm të të rinjsh, e mblidhte popullin kah do që shkonte, i brohoritnin e respektonin, e dëshironin për kryeministre, kurse ajo shpaloste programet, por edhe fuqishëm kritikonte kundërshtarët sidomos ata të PDK-së, për dëmin që ia kishte shkaktuar vendit me hajni, korrupsion, etj. Por kam përshtypjen se gjatë gjithë kësaj fushate sikur një hije e përcillte Vjosën në fushat, apo atë hije ia kishin ngjitë pas, për ndonjë arsye tjetër. Është shumë e çuditshme se pse bash “armikun” e Vjosa Osmnit, Lutfi Hazirin i caktuan si shef të shtabit zgjedhor, që sipas mendimit tim bukur shumë edhe e ka penguar me cinizmin e tij të bamë shumë bajat. Rastet më e eklatante janë kur Lutfi Haziri më shumë nëpër fushatë i promovonte Agim Veliun dhe Isa Mustafën , duke e anashkaluar bukur shumë promovimin e Vjosa Osmanit. Kjo u ka rënë në sy bukur shumë vetave”, konsideron Maxharraj.

Profesori i njohur ka nënvizuar se sorollatja e LDK-së kah PDK-ja për një kohë gjatë të gjatë, duke bërë koalicione të natës me ta, ka lënë një kujtesë të keqe te votuesit.

“Nga ana tjetër sorollatja e LDK-së kah PDK-ja për një kohë gjatë të gjatë, duke bërë koalicione të natës me ta, ka lënë një kujtesë të keqe te votuesit, e sidomos kur edhe gjatë fushatës gjuheshin shtiza së gjoja prapë LDK do të tradhtoj LVV-në duke ikur te PDK-ja, ani pse kandidatja për kryeministre Vjosa Osmane e përjashtonte një gjë të tillë, por siç thotë një proverb hajde e hiqja tuten popullit. Sidoqoftë, mendoj se Vjosa Osmani si kandidate ka bërë të pamundurën që LDK të del e para dhe këtë nuk duhet më e nënvlerësuar. Në këtë mënyrë LDK besoj së ani pse nuk është, dhe realisht nuk duhej të ishte e kënaqur me vendin e dytë, megjithatë, besoj së me këtë duhet te pajtohet, të mos majë inate me askënd e më së paku me LVV-në e cila nuk është fajtore pse i fitoi zgjedhjet”, ka shtuar Maxharraj.

Në fund, Maxharraj ka bërë thirrje që të arrihet një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, pasi sipas tij, ujqit e deridjeshëm po sillën përreth si çakajtë këtyre dy partive.

“Mosmarrëveshjet midis tyre duhet të vendosen pas shpine dhe të shohin nga e ardhmja, të afrohen në mes veti, të krijojnë një koalicion të fuqishëm, sepse për këtë e kanë besimin e popullit i cili vërtetë votoi për ndryshime duke e nxjerr kupolën e krimit, hajnat, plaçkitësit jashtë në opozitë. Pra, populli i ka sytë nga ju. Veproni, sepse ujqit e deridjeshëm po ju sillën përreth si çakajtë dhe po dëshiron me ju përpijë për së gjalli”, ka përfunduar Binak Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat