Nga luksi i shfrenuar në debakël zgjedhor, populli ndëshkoi PDK-në dhe AAK-në

Politika

Nga luksi i shfrenuar në debakël zgjedhor, populli ndëshkoi PDK-në dhe AAK-në

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 tetor 2019 Në ora: 10:16
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ka befasuar shumë parti politike, sidomos partitë si PDK e AAK, të cilat janë akuzuar vazhdimisht si përfituese në kurriz të popullit.

Këtyre dy partive, që radhiten në si e treta përkatësisht e katërta në këto zgjedhje, pas shkuarjes në opozitë sigurisht se do t`u mungojë luksi dhe komoditeti që e kishin sa ishin në qeverisje.

Rezultatin e zgjedhjeve, që normalisht ishte negativ për PDK-në, AAK-në dhe Nismën, e ka shpërfaqur edhe reagimi i bashkëshortes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Se kanë bërë jetë të shfrenuar e luksoze, tashmë jemi dëshmitar se si djali i presidentit Thaçi ka bërë pushime në gjithë botën, familja e Ramush Haradinajt, e cila pushimet prej mijëra eurove i kaloi në Zvicër etj.

Së fundi, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish kryeministrit, pas humbjes së partisë familjare të bashkëshortit të saj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke pirë verë të firmës Sassicala.

Me një kërkim të thjesht në gogle, mund të dini saktë se sa kushton një litër verë e kësaj firme. 733 euro kushton litra e kësaj vere. Oferta e kësaj kompanie për thirrje online e publikuar në internet me 6 litra verë, kushton 4.400 euro.

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se luksi i tepruar që kanë bërë familjet e komandantëve që ishin në pushtet, pas humbjes së tyre do të bie gradualisht.

Kështu, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë për “ Bota sot” se para se tu bjerë luksi të gjithë atyre që e vjelën Kosovën, do ti kapë frika se tani do të ndjehen si peshku në zall pa ujë.

Image
Rexhep Shahu

 “Besoj se do të bëjnë opozitë të fortë nëse qeveria nuk do të toleroje te vazhdojnë abuzimet e përfitimet e tyre. Pastaj do të kenë përplasje te brendshme nëse Kadri Veseli do të tentojë të nxjerrë jashtë politikës të korruptuarit e 12 apo 20 viteve që kanë kullotur pasurinë e Kosovës. Por, e gjitha varet nga serioziteti i qeverisë, nga prerja e fijeve të abuzimit me pasuritë publike, ndalimi apo anulimi i privatizimeve të padrejta e të paligjshme, madje frika do t'ua shter rezervat”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Mehazi: Pas 6 tetorit familjarëve të komandantëve që ishin në pushtet u është prerë nafaka e lukseve

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se pas 6 tetorit familjarëve të komandantëve që ishin në pushtet u është prerë nafaka e lukseve, qejfeve e ahengjeve, gjumi natës si zë, ndoshta, shumica e tyre janë sëmurë nga vreri i humbjes katastrofale.

Sipas tij, ata ende nuk mund ta kuptojnë se Albin Kurti, ua ka shuar burimin e epsheve për grabitjen e vjedhjen e pushtetit.

“Nuk mund ta kuptojnë për shkak se vera, gota e rakisë, femrat dhe paratë ua kanë mpirë vetëdijen, tani e tutje rrjedha e burimi i qeverisë së Kosovës do shkojë në drejtim të kundër do largohet prej familjeve të epshuara skandaloze “Pronto” e do shkojë në drejtim të popullit të Kosovës që edhe ata të dehen, freskohen e kënaqen nga këto begati jetësore, sociale, ekonomike, natyrore, materiale e shpirtërore. 6 tetori ishte fundi i rahatisë së tyre që kurrë nuk do t'iu kthehet më”, ka thënë Mehazi.

Ai konsideron, se qëllimi i pushtetit të tyre ka qenë mjelja e Kosovës për t'u pasuruar vetë, e jo për ta pasuruar popullin e Kosovës.

“Mendoj se ka ardhur fundi për pushimet e djemve dhe grave të funksionarëve nëpër vendet më të shtrenjta anekënd botës, (si djali i Thaçit), s'ka më të lavdërohet gruaja e Haradinajt, Anita, me çantën e shtrenjtë, Haradinaj të lavdërohet me raki të shtrenjta e me verë 700 euroshe. Tani e tutje dalëngadalë edhe pasuria e tyre do t'ju shkrihet, sepse është e bërë nga djersa e popullit të ngratë të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Elezaj: Abuzuesit që i kanë vjedhur paratë e popullit përmes formave të ndryshme kriminale, as vetë nuk e dinë shumën e vërtetë të hollave

Image
Rexhep Elezaj

Kurse publicisti Rexhep Elezaj ka thënë se qytetari i Kosovës dhe secili nga ne jemi dëshmitarë okularë të të gjitha dukurive negative që e kanë kapluar Kosovën në dhjetë vitet e fundit, mu për shkakun e hajnive që Kosovës ia kanë bërë politikanët zhvatës dhe të pangopshëm me pasurim të paligjshëm dhe brenda natës.

Sipas tij, abuzuesit që i kanë vjedhur paratë e popullit përmes formave të ndryshme kriminale, sidomos përmes tenderëve, as vetë nuk e dinë shumën e vërtetë të hollave që i kanë përvetësuar me ndihmën e sekserëve dhe njerëzve të nëntokës.

“Mbase, siç është shkruar në mjetet informative elektronike dhe në shtypin ditor në Kosovë, disa politikanë emrat e të cilëve janë lakuar edhe ditëve të fundit, si ai Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, etj., ata as vetë nuk e dinë shumën e të hollave që i kanë grumbulluar në kontot e tyre bankare, brenda dhe jashtë Kosovës, prandaj luksi i tyre dhe i familjeve të tyre nuk do bie më poshtë, përkundrazi ai do rritet edhe më shumë, sepse atyre, gjithnjë sipas mendjes së tyre gllabëruese, të hollave të fituara pa mund dhe djersë duhet me ua ndie sa më shumë “lezetin” në këtë botë. Mjerë për Kosovën në duar të kujt ishte deri me 6 tetor 2019, kur vota e sovranit hajnat dhe oligarkët e pafytyrë përfundimisht i çojë në shportën e turpit si dhe përgjegjësisë morale dhe kombëtare askënd, qoftë edhe babai im, sepse këta hajna kriminelë na kanë sjellë këtu ku jemi sot, në shkopin e varfërisë, ka thënë publicisti Elezaj.

Lepaja: Gjithçka varet nga politika anti-korrupsion dhe antikrim e qeverisë së re

Image
Fadil Lepaja

Analisti politik Fadil Lepaja, ka thënë se gjithçka varet nga politika anti-korrupsion dhe antikrim e qeverisë së re.

“Është e vështirë të paramendohet që në start u bë ndonjë fushatë e fuqishme. Duke pasur parasysh se sistemi i drejtësisë dëshiron një reformë dhe përzgjedhja e gjykatësve e prokuroreve, ka qenë plotësisht nën kontrollin e tyre”, ka thënë analisti Lepaja.

Rexhaj: Pasurimi përmes krimit nga ana e pushtetarëve, është dukuri e regjimeve në vendet e pa zhvilluara, në tranzicion dhe të dala nga lufta

Image
Sali Rexhaj

Kurse, analisti politik Sali Rexhaj, ka thënë se pasurimi përmes krimit nga ana e pushtetarëve, është dukuri e regjimeve në vendet e pa zhvilluara, në tranzicion dhe të dala nga lufta.

Sipas tij, kjo gjë për fat të keq ndodhi edhe në Kosovë, madje ne i kemi parë se si përfunduan disa edhe në Kroaci, Ukrainë e vende tjera.

“Në Kroaci u arrestua vet ish-kryeministri, ndërsa në Ukrainë iku në azil Presidenti, ku pasuria e tyre llogaritej në qindra milion. Komandantët në Kosovë hajninë e filluan gjatë luftës për fat të keq. Paratë e grumbulluara për luftë e ndërruan destinimin dhe përfunduan në xhepa të tyre. Madje edhe ato për familjen Jashari. Fondi “Vendlindja thërret“ ishte fillimi i hajnisë. Madje vet kryetari i këtij fondi dëshmon se në dy raste në qershor të vitit 1999 ua dorëzoj nga rreth 4 milion DM Gani Thaçit dhe Fatmir Zymberit. Aty i vodhën milionat e parë, e pastaj të tjerat u multiplikuan përmes privatizimit, tenderëve, bordeve e në të gjitha mënyrat e mundshme, ka thënë analisti politik Sali Rexha.

Ai konsideron se për fytyrë, të tillët nuk lanë gjë pa bërë, dhe se a do të vazhdojnë të jetojnë të pasur, tani kjo është çështje tjetër.

“Pushtetin ende nuk e kanë humbur, sepse e kanë kapë shtetin. Nuk besoj ende se nga këto zgjedhje do të dalë një klasë politike e zonja për tu përballë me ta. Aq më pak VV e cila ka komandantë e njerëz të pasur, që ikën nga PDK-ja dhe u strehuan në VV, të pasur në radhët e veta. Por, kjo do të ndodhë një ditë. Këta kanë vjedhur hapur e kanë lënë shumë gjurmë. Komandantët e kanë ndjerë vetën aq të fortë, saqë hajninë e kanë kthyer në ‘kulturë’. Të vjedhësh e të jetosh në luks të madh, duke postuar foto në rrjete sociale si djali i Thaçit, kjo tregon se ata nuk mërziten fare. Njëjtë edhe Ramushi u zu në hotelet më të shtrenjta në botë, ku një natë kushton me mijëra euro, por as ai nuk u mërzit që të jap llogari. Ndërsa presidenti i Gjermanisë dha dorëheqje për 800 euro të shpenzuara në një hotel”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat