Trajkoviq paralajmëroi Kurtin dhe Osmanin, eksperti i sigurisë zbulon detaje të reja

Politika

Trajkoviq paralajmëroi Kurtin dhe Osmanin, eksperti i sigurisë zbulon detaje të reja

Nga: N.H Më: 14 tetor 2019 Në ora: 22:24
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Rada Trajkoviq

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për deputet nga radhët e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar se jeta e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetares të LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë në rrezik.

Trajkoviq, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”, ka thënë Trajkoviq.

E lidhur me këto deklarime, për gazetën “Bota sot”, ka folur Hajrullah Tërnava. Eksperti i fushës së sigurisë, konsideron se partitë e dala nga lufta të mësuara me qëndrimin tyre në pushtet, ekzistojnë dyshimet se nga këto të fundit do të tentohet në mënyra të ndryshme ta destabilizojnë këtë qeveri të re.

“Situata në të cilën gjendemi pas zgjedhjeve, e kur tani po dihet se fitues të këtyre zgjedhjeve janë VV dhe LDK, si parti fituese dhe më të demokratizuara deri më tani, e si fituese që i deklasuan ato parti të komandantëve, që për 20 vite e qeverisën këtë vend, dhe e zhvaten në mënyra më të ndryshme përmes krimit te organizuar, që nga skamnorët të dikurshëm tani janë multimilionerë. Tani kur këto parti të dala nga lufta qe janë mësuar të jenë kaq gjatë në pushtet, dhe kanë bërë çfarë kanë dashur në këtë vend, tani humbjen nuk mund ta konsiderojnë proces normal, prandaj, ekziston dyshimet se ata do të tentojnë në mënyra të ndryshme ta destabilizojnë këtë qeveri të re, që i ka fituar këto zgjedhje, qoftë edhe me rrezikim të jetës së tyre në mënyra të ndryshme, të këtyre dy prijësve Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të kësaj qeverisje të re, nga krahu i luftës si humbës të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Tërnava.

Ai është i mendimit se kjo deklaratë e Trajkoviqit po bartë porosi të rrezikshme për nxitje të konfliktit për LVV-në dhe LDK-në dhe atyre që pësuan në zgjedhjet e fundit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Këtë dyshim e ka shprehur Rada Trajkoviq. Dyshimi i saj, vjen nga provoja e saj shumë vjeçare si politikane që ka qenë, edhe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit që u vra para një viti në Mitrovicë, e që edhe atëherë para vrasjes së tij ajo ishte e shqetësuar dhe e kishte parapa vrasjen e tij. Kjo deklaratë e Trajkoviqit po bartë porosi të rrezikshme për nxitje të konfliktit për LVV-në dhe LDK-në dhe atyre që pësuan në zgjedhjet e fundit, e sidomos kur dihet se kjo qeveri e re, gjatë fushatës ka premtuar se do të jetë e pamëshirshme në luftimin e krimit të organizuar, e kur tani qartë dihet se kush qëndron në kupolat e larta të këtij krimi të deri tashëm, dhe një zbulim i tillë do i fuste në burgje ata që e zhvaten pasurin e Kosovës, që në të kundërtën ata si zhvatës kane menduar se edhe stërnipave ju kanë siguruar jetën e tyre, e që edhe gjatë e ndoshta gjithnjë do e qeverisin këtë vend”, ka thënë ai.

Sipas ekspertit, qëllimi i kësaj deklarate të Trajkoviq është që megjithatë të kihet parasysh, dhe të jenë të vëmendshëm krerët e kësaj qeverie të re, që mos të iu ndodhë ndonjë e keqe. “Elektorati në këto zgjedhje e kuptoj se tani vetëm këto dy parti (LVV-LDK) munden ta luftojnë krimin të cilin e ka kapluar Kosovën, prandaj vendosen t’ua japin votat e qeverisjes së Kosovës këtyre dy partive. Tani këto parti si fituese të këtyre zgjedhjeve mund ta luftojnë krimin e organizuar, dhe si të vetme mund t’ua kthej shpresën e të jetuarit në Kosovë të rinjve, gjë që deri më tani qeveritë e më parme asnjëherë nuk e bënë këtë. Sipas të gjitha gjasave qëllimi i kësaj deklarate të Trajkoviq është që megjithatë të kihet parasysh, dhe të jenë të vëmendshëm krerët e kësaj qeverie të re, që mos të iu ndodhë ndonjë e keqe, dhe të jenë të kujdesshëm para se t’iu ndodhë diçka”, shton eksperti.

Në fund, ai nënvizon se një supozim i ndonjë konflikti të mundshëm sikur e shpjegoi më lartë, nuk duhet të keqkuptohet.

“Rada Trajkoviqi edhe shumë serbë të Kosovës e kanë kuptuar dhe pranuar shtetin e Kosovës dhe deshifrojnë të japin kontributin e tyre në këtë vend, prandaj edhe një supozim i ndonjë konflikti të mundeshe sikur e shpjegova nuk duhet të keqkuptohet. Dëshmia e të jetuarit bashkë e shprehu edhe Kurti, kur dje në bisedë për qeverisje e pati përfaqësuesin e serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq”, ka përfunduar eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat