Vjen lajmi se kur pritet të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, Rexhaj paralajmëron se Kosova do të pastrohet nga vrasësit

Politika

Vjen lajmi se kur pritet të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, Rexhaj paralajmëron se Kosova do të pastrohet nga vrasësit

Nga: N.H Më: 20 tetor 2019 Në ora: 22:33
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në nëntor të këtij viti. Keshtu ka deklaruar, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Sali Rexhaj.

Sipas Rexhajt, një gjë e tillë është e mirë për të gjithë, madje edhe për të akuzuarit, sepse ai mendon se ata që dalin të pafajshëm i kthehen jetës normale, kurse ata qe dënohen po ashtu kanë shpresë se dalin një ditë nga burgu.

“Pas terë ftesave në kohën e kaluar, tani është koha që të fillohet me arrestime dhe fillim të proceseve gjyqësore. Kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë, me siguri në fillim të nëntorit. Një gjë e tillë është e mirë për të gjithë, madje edhe për të akuzuarit sepse ata që dalin të pafajshëm i kthehen jetës normale, kurse ata qe dënohen po ashtu kanë shpresë se dalin një ditë nga burgu”, ka thënë Rexhaj, për gazetën “Bota sot”.

Mes të tjerave, analisti politike deklaron se shoqëria e shteti ynë do të pastrohet nga vrasësit të cilët ndodheshin për këto 20 vjet në mesin tonë.

Image
Sali Rexhaj

“Por, rëndësi të madhe ka për familjarët e viktimave të cilët me në fund do t’i shohin vrasësit e të afërmeve të tyre prapa grilave. Kështu motoja se drejtësia vonon po nuk harron, triumfon edhe kësaj here. Ndërsa, shoqëria e shteti ynë do të pastrohet nga vrasësit të cilët ndodheshin për këto 20 vjet në mesin tonë”, ka shtuar mes tjerash analisti politik Sali Rexha, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se që nga java e kaluar në Kosovë kanë ardhur mbi 20 ftesa për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë ftuar për t’u intervistuar.

Mirëpo, edhe pse ka 1 vit e gjysmë që kur kjo gjykatë ka nisur të intervistoj të dyshuarit dhe dëshmitarët, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë edhe zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat