Maloku: Fenomenet si nepotizmi e korrupsioni, duhet të çrrënjosen pa kompromis

Politika

Maloku: Fenomenet si nepotizmi e korrupsioni, duhet të çrrënjosen pa kompromis

Nga: D. B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:59
Albinot Maloku

Çështja e luftës kundër korrupsionit padyshim se duhet të marr formë edhe trajtë më konkrete.

Kështu ka vlerësuar politologu Albinot Maloku i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga premtimi duhet të kalojë në vepër.

Konstatimi i përfaqësueses së Ambasadës Zviceranë në Kosovë, znj. Stoker se Kosova deri tash ka pasur suksese të kufizuar në sanksionimin e rasteve të korrupsionit është për tu përshëndetur.

Sipas tij, ishte i kufizuar por përderisa flitet për këtë çështje ende, atëherë ende jemi larg.

“Lufta kundër korrupsionit e nepotizmit nuk do të duhej të lidhej me imazhin, por kryekëput për qytetarin të cilit ia ka zënë frymën nepotizmi politik e familjar në të gjitha sektorët, e për pasoj të nepotizmit edhe korrupsioni ka qenë aktiv e prezent”.

“Qeveria në ardhje, shpresoj shumë që asnjë angazhim të mos e bëjë si pasoj e kushteve të vëna nga ndërkombëtar, madje edhe nga BE, që ta luftojë korrupsionin e nepotizmin, mirëpo çdo angazhim në këtë rrafsh ta bëjë për qytetarin e shtetin. Fenomenet si nepotizmi e korrupsioni duhet të çrrënjosen pa komprosim në të gjitha sektorët. Kjo gjë nuk ka nevojë te vije si pasoj e kushteve e rekomandimeve të BE-së. Qeveria në ardhje e ka rastin eklatant të veprojë në këtë luftë. Janë bërë të lodhshme si fenomene muhabetesh nëse për asgjë tjetër”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat