Liderë të fuqishëm të “krahut të luftës”, prapa vrasjeve politike, ndërkombëtarët kanë dëshmi të sigurta

Politika

Liderë të fuqishëm të “krahut të luftës”, prapa vrasjeve politike, ndërkombëtarët kanë dëshmi të sigurta

Nga: V.R Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 17:40
Foto Ilustrim

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vrasja e një numri të dëshmitarëve dhe vdekja e tyre në rrethana mjaftë të dyshimta, kanë vështirësuar tejmase zbardhjen vrasjeve politike të pasluftës.

“Unë shpresoj se qeveria e koalicionit LVV-LDK, kanë mundësi për zbardhjen e këtyre rasteve, të vrasjeve politike duke ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë, me njerëz kredibil dhe të pa kapur e të pa ndikuar nga politika. Edhe më parë ka mundur të punohet shumë më shumë për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë që ndodhën në vitet e para të pasluftës në Kosovë, por nuk ka ekzistuar një vullnet politik as të institucionet vendore e as te ato ndërkombëtare, e për këto të fundit shumë më rëndësi ka qenë të mbahej një stabilitet politik, sa do qoftë i brishtë se sa të bëhej zbardhja e vrasjes së Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, e personaliteteve të tjera politike, që pas vrasjes së tyre qëndrojnë organizata kriminale të lidhura me parti të caktuara politike dhe lider të fuqishëm politik nga i ashtuquajturi “krahu i luftës””, tha ai.

Sipas tij, ka ende dëshmitar të gjallë, disa janë siguruar duke i larguar nga vendi me statusin e dëshmitarit të mbrojtur si pjesë e punës së Gjykatës Speciale.

“Mendoj se vetëm duhet vullnet politik për të nisur proceset e zbardhjes së vrasjeve politike të pasluftës dhe kryesit e këtyre krimeve të nxirren para drejtësisë dhe po ashtu qeveria e re duhet të punoj ngushtë më institucione ndërkombëtare të sigurisë, partnere të Kosovës, të cilat mund të ndihmojnë shumë në këtë aspekt, pasi për shumë nga këto vrasje politike, faktori ndërkombëtar ka dëshmi të mjaftueshme dhe të sigurta që do të qonin drejtë zbardhjes së vrasjeve politike dhe nxjerrjen e kryesve para drejtësisë”, tha Haziri më tej duke shtuar se punën e qeverisë së re të Kosovës do ta lehtësoj edhe puna që po e bën aktualisht Gjykata Speciale, e cila do t’i trajtoj një numër të madh të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat