Zbulohet “tradhtia” e madhe që po përgatit Edi Rama, një skenar për ndarjen e Kosovës?

Politika

Zbulohet “tradhtia” e madhe që po përgatit Edi Rama, një skenar për ndarjen e Kosovës?

Nga: N.H Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:59
Foto ilustrim "Bota sot"

Vizita e zyrtarit amerikan, Matthew Palmer në Kosovë ka zënë një vend të konsiderueshëm në të gjitha mediat vendore si dhe ato ndërkombëtare.

Ajo çka e bëri edhe më të jashtëzakonshme për Kosovën kjo vizitë, ishte deklarimi i zyrtarit amerikan se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërkohë që ka paralajmëruar Serbinë se ajo nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohur shtetësinë e Kosovës.

Ndërsa, lidhur me vizitën që Matthew Palmer i bëri Kosovës, ka folur edhe një profesor ndërkombëtar.

Përmes një shkrimi autorial të dërguar në adresën e redaksisë së gazetës “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, prof. dr. Enver Bytyçi, ka deklaruar se konsistenca amerikane për pavarësinë, shtetësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës është imediate për Kosovën.

Sipas tij, këtë e ka ndihmuar edhe fitorja e VV-së dhe LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Prof. dr. Enver Bytyçi

“Konsistenca amerikane për pavarësinë, shtetësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës është imediate për Kosovën. Dhe këtë lloj konsistence e ka ndihmuar fitorja në zgjedhjet e 6 tetorit të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, dy parti këto të cilat janë kategorikisht kundër projektit serb të shkëmbimit të territoreve, projekt i përkrahur fuqimisht nga presidenti i Kosovës dhe shefi i tij në hije, Baton Haxhiu, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar Bytyçi.

Mes tjerash, Bytyçi në këtë shkrim ka kritikuar qasjen e presidentit të Kosovës, të kryeministrit të Shqipërisë, si dhe të Ministrit për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, në lojën e tyre rreth “ndarjes së Kosovës”.

Ai shpjegon se si tani që presidenti Thaçi nuk mund të ketë më asnjë rol në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Rama, sipas tij, po provokon një skemë të re.

“Të gjitha këto dilema e bëjnë të dyshimtë tezën e kryediplomatit pa qenë asnjë ditë diplomat, Gent Cakaj, e që në fakt nuk është tezë e tij, sepse është e ditur se ai as shurrën nuk e bën pa lejen e Edi Ramës. Dyshimi lidhet me faktin se Rama dëshiron të jetë përsëri faktor, në mos aktori kryesor i dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim që ta zëvendësoje rolin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në këtë dialog. Ai kërkon që ta devijojë zgjidhjen në drejtimin serb të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Kryeministri shqiptar për ta arritur këtë synim mori përsipër përfaqësimin e Kosovës në Beograd. Por presidentit Thaçi iu thartuan buzët nga injorimi që iu bë dhe kësisoj ai hyri në lojë me një rol aktiv në skenarin Rama-Vuçiç të ndarjes së Kosovës. Tani që Thaçi nuk mund të ketë më asnjë rol në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Rama provokon një skemë të re. Në emër të patriotizmit dhe “qëndrimeve të përbashkëta”, ai dëshiron të luajë rolin e provokatorit si në rastin me Haradinajn për heqjen, përkatësisht mos-heqjen e taksës për mallrat serbe”, ka shkruar mes tjerash prof. dr. Enver Bytyçi.

Kujtojmë se ngarkuari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, para studentëve nga Kosova, ka thënë se zgjidhja e dialogut me Serbinë, mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në popullin këtu dhe më gjerë dhe në rajon, sepse do t’i çliroj të dy vendet Kosovën dhe Serbinë nga trashëgimia e armiqësive që shterr fokusin dhe energjinë e tyre dhe do të hap mundësi ekonomike. Do t’ia mundësoj udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua kushtuar tërë vëmendjen e tyre çështjes së përmirësimit të jetës të popullit të tyre, duke trasuar rrugën për të ardhme paqësore dhe prosperuese”, ka theksuar Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat