Kah po shkon Kosova?

Politika

Kah po shkon Kosova?

Nga: D. B Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Prishtina

Me formimin e Qeverisë së re duhet të shqyrtohen të gjitha rastet ku një person punon në 3-4 vende të punës, në kohën kur papunësia në Kosovë është shumë e madhe.

Por se si duhet të veprohet me këtë çështje, kur një pjesë e madhe e të rinjve janë të papunë, kurse një pjesë tjetër brenda një orari punon në disa vende, njohësi e çështjeve politike vlerësojnë se duhet që të rishqyrtohen këto vende të punës dhe të iu bëhet kusht që ata persona që mbajnë 2-3 apo më shumë vende të punës të zgjedhin njërin prej tyre dhe të ua lirojnë vendet atyre që janë të papunë.

Analisti politik Ali Hertica ka thënë se Kosova po shkon në dëm të vakumi institucional por është e paralajmëruar, sepse e kemi përjetuar edhe më herët këso lojërat politike për shkak të mos-përfundimit të mandatave, madje nganjëherë janë marrë edhe vendime në periudha të ngjashme.

Image
Ali Hertica

“Që kasta e brishtë politike të gjen modalitet dhe të mbetet ende në pozita me nga 2 e më shumë vende pune ata zuzar dhe mjeran politike ,dhe pse Kosova vlerësohet vendi me shkallën ma të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e lartë, nuk e kanë problem për ti siguruar dhe me i mbajte 2 e ma shumë vende pune, apo ka edhe raste kur një zyrtar ka tetë vende pune. Kjo praktikë, konsiderohet jo vetëm e kundërligjshme, por edhe e dëmshme për institucionin përkatës, mbasi që zyrtarët me ma shumë se një vend pune, vlerësohet se nuk munden me qenë të efektshëm”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Sipas tij, në qeveritë e kaluara ishte një lloj trendi se kush do mban ma shumë vende punët nga matrapazët e politikes ku një zyrtar i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Papunësia në Kosovë llogaritët të jetë mbi 30 për qind, por, në vendin tonë ka persona që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë, ku 367 zyrtarë mbajtën nga tri funksione e me nga dy funksione, Anti-korrupsioni identifikoi 1451 zyrtar publik. Në Ligjin për zyrtarët publikë thuhet se institucionet publike do të sigurojnë përfundimin e konkursit të shpallur dhe procedurave të tjera të nisura para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procedurat që janë në vazhdim e sipër, kur ky ligj hyn në fuqi, theksohet se duhet të vazhdojnë sipas ligjit të ri. Nga te gjitha qeveritë nuk është propozuar një amendament që të një zyrtari ti ndalohet të mos ushtroj më shumë se një vend pune, ose një pozitë zyrtare, pasi deri me tani shumë zyrtar dhe profesor universitar kanë ushtruar disa vende pune. Tani qeveria Kurti duhet të ketë parasysh këtë dukuri dhe assesi mos të lejohet kjo çmenduri politike të trashëgohet nga kasta e brishtë politike dhe nga ata dinozaur të pa ngopur më shumë vende pune që nuk ishin edhe të aftë për 1 vend pune e jo ma shumë ku ata e sollën Kosovën në varfëri ekstreme dhe qytetarinë buzë greminës së varfërisë ekstreme ku shumë qytetari murrën rrugën e mërgimit nga kjo breshëri e pa ngopur e politikbërsve matrapaz”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat