“Haradinaj do të mbahet mend si kryeministër që i kanë interesuar luksi dhe pagat” - Bota Sot
“Haradinaj do të mbahet mend si kryeministër që i kanë interesuar luksi dhe pagat”

Politika

“Haradinaj do të mbahet mend si kryeministër që i kanë interesuar luksi dhe pagat”

Nga: G.B Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:51
Ramush Haradinaj

Me 26 korrik ishte mbledhja e fundit e mbajtur nga Qeveria e Kosovës.

E kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thirri për sot mbledhjen e qeverisë, ku ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe propozim-vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit.

Haradinaj vlerësoi se me këtë mbledhje sigurohet funksionimi i institucioneve në aspektin buxhetor dhe siguron vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.

Por, sa duhet të merren vendime nga Qeveria në largim?

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haradinaj edhe në ka bazë ligjore, duhet të ketë bazë morale dhe të mos merr vendime, derisa dhe vetë e ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Image
Mustafë Kadriaj

“Parimisht jam që mos të ketë anarki shtetërore dhe nëse me ligje në fuqi ka të drejtë edhe si kryeministër në detyrë që të kryen detyrat e shtëpisë derisa t’ia dorëzon mandatit kryeministrit në ardhje, është e pranueshme por në këtë rast kryeministri Haradinaj edhe nëse ka bazë ligjore, vlerësoj që më së paku ka bazë morale duke ditur që ka dorëzuar vet mandatin si dhe rezultati i dobët i subjektit që përfaqëson tregon më së miri që nuk ka më moral që të sillet si një kryeministër por të dorëzojë detyrën mandatarit të ri”, është shprehur ai.

Kadriaj vlerëson se Haradinaj do të mbahet mend si kryeministër që i ka interesuar luksi dhe pagat, edhe përkundër performancës së dobët.

“Këtë e them sepse do të mbahet mend si një kryeministër kryeneç që nuk i ka përfillur as partnerët e koalicionit po ashtu një kryeministër që i ka interesuar luksi dhe pagat dhe përkundër zhvatjes dhe performancës së dobët, i jepte vetes të drejtë që t’ia thotë këngës, duke nënçmuar qytetarët ku dihet për mirëqenien e ulët në vend”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat