“Gabimet që bëri Shqipëria me SHISH, nuk duhet t‘i bëjë Kosova me AKI”

Politika

“Gabimet që bëri Shqipëria me SHISH, nuk duhet t‘i bëjë Kosova me AKI”

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:51
AKI

Kosova nuk duhet të bëjë gabimet që bëri Shqipëria për sa i përket shërbimeve inteligjente. Kjo për faktin se Qeveria e re, dhe kryeministri do të informohen sipas ligjit në fuqi nga drejtuesi i AKI, siç edhe ka të drejtë kryeministri ta thirr për shpjegime në lidhje me sigurinë kombëtare apo probleme që lidhen me sigurinë publike apo luftën kundër krimit të organizuar.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është një institucion i rëndësishëm në Kosovë, pasi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, luftën ndaj krimit të organizuar, luftën ndaj terrorizmit dhe garancinë e sigurisë publike.

“AKI në bashkëpunim me institucione të tjera ushtron kompetencat e saj të pavarura në shërbim të Kosovës dhe në përputhje më ligjin. AKI informon qeveriset në bazë të këtij ligji në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe të gjitha ligjet tjera në fuqi në Kosovë. Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Sipas ligjit Neni 5, Drejtori i AKI-së do t'i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit. Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI, si dhe shkarkohet më të njëjtën procedurë sikurse është emëruar. Sipas ligjit Drejtori i AKI-së, shërben si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe është i detyruar me ligj që ti informojë në mënyrë periodike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

Image
Ilir Vata

Kurse sa i përket asaj se a do të duhej që ta heton Qeveria e re SHIK-un, Vata ka thënë se nismën për shkarkimin e drejtuesit të AKI-së e ka të drejtë kryeministri dhe si i tillë ka të drejtë ta vë edhe në hetim.

“Hetimin ndaj AKI nuk e bënë kryeministri, ai është një institucion i rëndësisë së veçantë dhe do duhet një institucion si Parlamenti i Kosovës që të ndërmarrë një Komision Hetimor Parlamentarë, për të hetuar AKI, nëse gjatë ushtrimit të detyrave ka respektuar ligjin dhe kushtetutën e Kosovës. Ajo çfarë është e rëndësishme për Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet që punonjësit të jenë me integritet të lartë profesional dhe duhet ti nënshtrohen një Vettingu për sa i përket pastërtisë së figurës, sepse ndodh rëndomtë që spiunazhe të huaja të paguajnë, apo të lobojnë që të fusin njerëz të infiltruar në AKI, si agjentë të KGB-së, UDB, apo Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohë të diktaturës dhe informacionet i dërgojnë në vende që nuk i duan të mirën Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilira Vata.

Ai konsideron se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, AKI është një institucion që duhet riparoj në gjithë strukturën, sepse me këtë institucion lidhen gjerat kryesore të shumë individëve, politikanëve që nga koha e luftës së Kosovës, dhe pas lufta e politikanëve të korruptuar.

“Pra thënë shkurt ky institucion është i prirur të kapet nga politika, për arsyen e thjeshtë sepse ata që kanë ushtruar paligjshmëri kërkojnë ti fshihen ligjit. Është detyrimin e qeverisë së re që ta nis punë nga AKI, një institucion që ka të bëjë me sigurinë Kombëtare të Kosovës dhe më gjerë. Gabimet që bëri Shqipëria me SHISH, nuk duhet ti bëjë Kosova me AKI”, është shprehu njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat