A ra në grackën e Shpend Maxhunit, Ramush Haradinaj dhe pse?

Politika

A ra në grackën e Shpend Maxhunit, Ramush Haradinaj dhe pse?

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:50
Shpend Maxhuni, Ramush Haradinaj

Gjatë së mërkurës, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Dorëheqjen e tij e ka pranuar, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili për ta përcjell në “mënyrën e duhur” e ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut.

Lidhur më këtë, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, në një prononcim për “Bota sot”,  e ka quajtur absurde këtë veprim të Haradinaj, për më tepër ai ka përmendur faktin që ai ka rënë në grackën e Maxhunit dhe të PDK-së.

Image
Avni Zogiani

“Është absurde kjo çka ka bërë Haradinaj. Në fund të fundit ai ishte vetë i futur në gracka shpesh nga Maxhuni e PDK, nga të cilat më spektakolarja ka qene deportimi i shtetaseve turq. Ne e dimë se si Haradinaj pati ngelur tërësisht në terr informativ në lidhje me këtë rast dhe dukej fort qesharak kur fliste për publikun”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Zogiani aludon që mund të ketë një “mesele” që Maxhuni ka dhënë dorëheqje.

Për më tepër, ai ka përmendur faktet që sipas tij, Maxhuni nuk e meriton medaljen e Skënderbeut.

“Medalja që ia dha pas dorëheqjes thjesht mund të ketë ndonjë situatat mbrapa që ne nuk e dimë. Përndryshe më së paku ky person ka merituar medalje, sepse policia është korruptuar e kriminalizuar skajshëm në kohën e tij”, ka përfunduar Zogiani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat