Letër të hapur çikës Astrit Deharit, Arsë: Ji krenare për babain tënd

Politika

Letër të hapur çikës Astrit Deharit, Arsë: Ji krenare për babain tënd

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 8 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Astrit Dehari

Arsë e dashtun, ti je e vogël dhe natyrisht nuk pres që ta kuptosh këtë që po them. Por, nga ana tjetër, shpresoj fort që, në një ditë jo fort të largët, nëse veç ke trashëgu tiparet e babait tënd, do t’më kuptosh shumë mirë madje. Për këtë që po të them, do ta kishte kuptuar dhe babai yt por natyrisht nuk është e mundur ta konfirmojmë.

Sidoqoftë…

Arta, ruaji e mbaji këto fjalë afër,e përcjellja çikës tande më vonë kur të rritet të lutem!

Arsë, nuk po filozofoj. As nuk po dëshiroj të përfitoj dicka në emër të babait tënd. Zotin e kam dëshmitar në mos e paça kërkond. Në fakt, ndoshta as Zotin, jo. Mjafton që dëshmitar jam vet unë.

Arsë, ti, po iu dhimbsesh masës. Fali zemër e vogël, fali se nuk janë në dijeni se çfarë po bëjnë.

E kemi diskutuar çështjen e dijes e t’padijes së qenies me babain tënd. Ai e di, e edhe ti do ta dishë më vonë se përse e qysh.

Mua s’më dhimsësh Arsë. Mua më dhimsen fëmijët e neglizhuar, të braktisur, pa përkujdesje prindërore, të abuzuar që i kemi kudo rreth nesh.

Ti pate një baba fisnik, një baba që pak kush e ka fatin ta ketë. Prandaj, ji krenare dhe shumë madje për të. Përkujtoje me mirënjohjen më të thellë për atë çfarë ka bërë para se t’ikte nga kjo botë.

Fabricio De Andre, thotë: Unë mendoj se një njeri pa utopi, pa ëndrra, pa ideale, me një fjalë pa pasione dhe pa hove do të ishte një shtazë e përbindshme që ka thjesht instikte dhe arsye, një biçim derri i diplomuar për matematikë.

Babai yt, kishte ëndrra, ideale po e po e për pasione nuk po flasë më. Ai ishte idealist e shkuar idealistit.

Një idealist, që, për hirë të së vërtetës, shoqëria jonë, fort e dashtun Arsë, nuk e meriton.

Babai yt, ishte një Jan Palac i llojit t’vet. Një emër ky, që e patëm diskutuar një grup miq’sh një vitë para se t’ikte nga kjo botë babai yt.

Ku ta dija unë që, Jan Palac, e kisha përballë vetës, pra babain tënd. Tash kur e kujtoj, më vjen për t’qesh dhe njëkohësisht më vjen shumë mirë.

Më lexo me vëmendje Arsë:

Në gusht të vitit 1968, Bashkimi Sovjetik e pushtoi Çekosllovakinë për të shtypur reformat e liberalizimit të qeverisë Alexander Dubček gjatë asaj që është njohur si Pranvera e Pragës.

Një grup i studentëve çekë përfshirë Palach bërë një pakt vetëvrasës me qëllim që të sakrifikojnë veten në shenjë proteste të pushtimit.

Pra, Palach ishte i pari për të vendosur veten në zjarr, në sheshin Ëenceslas, më 16 janar 1969.

Sipas Jaroslava Moserová, një specialist i cili ishte i pari për të siguruar kujdes për Palach në Spitalin Universitar Charles Fakultetit, thotë se: Palach nuk e ka vënë veten në zjarr për të protestuar kundër pushtimit sovjetik, por e bëri këtë për të protestuar kundër "demoralizimit" të qytetarëve të shkaktuara nga pushtimi.

Nuk do ta kuptosh tani, është herët. Por më vonë, e kupton.

Astriti ishte Palac, pra, një djalë që, nuk kishte kundërshti për sistemin e qelbur që kemi, por me demoralizimin e popullit.
Kjo ka qenë fisnikëria e tij që e ka karakterizu.
Shif e dashtun, një ditë prej ditësh, babai yt, sa ishte në burg, u revoltua për keqtrajtimin e të burgosurve në burgun e Prizrenit.

Dhe shih habinë: të burgosunit tjerë, i dalin në mbrojtje drejtorit.

A kupton se ç’dmth kjo?

Palak, nuk ishte aq shumë në kundërshtim me pushtimin sovjetik, sepse s’kishte ç’të bënte. Atë, e përvëloi shpirtërisht demoralizimi i cili ishte ishte i vendosur tek masa, sepse njerëzit, në këtë rast çekët, nuk ishin të vetëm duke i dhënë dorë pushtuesve por duke i dhënë qenien në tërësi.
Sikurse ia japin shumica sot, këtynë pushtuesve modern e bajat e batall.

Nejse, sido që të jetë, Arsë, ti do t’rritesh dhe babain tënd e ke aty, përballë, kudo rreth teje. Prania e tij, është me ty, përherë, sot e mot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat