Albulena Haxhiu nuk e din pozitën e saj në qeverinë e re

Politika

Albulena Haxhiu nuk e din pozitën e saj në qeverinë e re

Nga: A.J. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Albulena Haxhiu

Deputetja e zëshme dhe nder më te votuarat në këto zgjedhje, Albulena Haxhiu, gjithsesi se më formimin e Qeverisë ajo do të mbajë edhe një post mjaft të rëndësishëm por ende nuk dihet se cilin.

Haxhiu në përgjigjen që ka dhënë për “Bota Sot” ka thënë se për postin që ajo do ta mbajë pas formimit të qeverisë ende nuk është diskutuar dhe se tani për tani vetëm dihet emri i kryeministrit Albin Kurti.

“Deri tani nuk kemi diskutuar për këtë. Këto diskutime e vendime do të merren pas harmonizimit programor. Tani për tani dihet vetëm emri i kryeministrit” ka thënë në një intervistë për “Bota Sot” Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat