A do të shuhen NISMA dhe AKR pas dështimit për të kaluar pragun?

Politika

A do të shuhen NISMA dhe AKR pas dështimit për të kaluar pragun?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 nëntor 2019 Në ora: 08:02
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Se sa ka gjasa të mos shuhen si parti NISMA dhe AKR, pas dështimit për kalimin e pragut dhe se a do t'i përcjellë fati i partisë ORA dhe FER, apo ka ndonjë alternativë tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se pas dështimeve në zgjedhjet Parlamentare shumica e partive të vogla humbëse mund të shuhen, erreziku i shuarjes mund t'iu ndodh edhe dy partive NISMA dhe AKR të Limajt dhe Pacollit.

Sipas tyre, këto subjekte më tepër i ngjasojnë një subjekti familjar se sa shoqëror, pasi kanë pasur shumë poste politike të cilat janë treguar tejet të dobëta gjatë funksionimit të tyre.

Analistët po ashtu vlerësojnë se subjektet e vogla politike të cilat kanë qenë si zgjatime të subjekteve dominante që aktualisht po bëjnë dy dekada në pushtet, asnjëherë s’kanë pasur fuqi t’i rezistojnë kësaj lufte të fuqishme politike dhe në këtë konstelacion.

AKR: Ende s’ka përfunduar asgjë

Image
Vesel Makolli

Por Sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli e mohon këtë duke thënë se janë bërë shkelje të shumta sa i përket numërimit të votave të ardhura ilegalisht nga Serbia.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli ka thënë për gazetën “Bota sot” se si fitorja, ashtu edhe humbja apo mossuksesi janë pjesë e jetës , diçka normale që e përcjellin njeriun gjatë tërë jetës.

“Ende nuk ka përfunduar kjo sagë e zgjedhjeve të 6 Tetorit, pasi që janë bë shkelje të shumta dhe janë numëruar votat të ardhura në formë ilegale nga Serbia. Ne do të bëjmë ankesa deri në instancat më të larta dhe shpresojmë që drejtësia do të fitoj dhe do të anulohen votat e kontrabanduara nga Serbia dhe ne do të bëhemi pjesë e parlamentit. Nuk e besoj që Nisma dhe AKR do të stagnojnë e as që më shkon ndërmend që do të shuhen. Krahasimin që pyetja e juaj e bënë mes NISMËS, AKR-së me ORA dhe FER nuk kanë ngjajshmëri pasi ndryshimi është i madh. Po flas tash vetëm për AKR-nmë pasi jam pjesë e saj, e cila është parti me pedigre demokratike, liberale dhe parlamentare”, ka thënë Vesel Makolli.

Sipas tij, qysh në zgjedhjet e para që kemi marr pjesë në vitin 2007, kemi qenë një befasi e këndshme dhe shumë e nevojshme për jetën parlamentare në Kosovë.

“Ka qenë hera e parë që një parti e posa formuar të marr rreth 14% të votave dhe të jetë parti e cila do të vendos në disa raste për daljen nga vakumi institucional që do ti kanosej shtetit dhe do të kontribuojë në ngritjen e imazhit të vendit në arenën demokratike e liberale jo vetëm Evropiane. Në zgjedhjet e katërta me radhë që kemi marr pjesë në vitin 2014, ne nuk arritëm të hymë në Parlament, mirëpo vazhduam normal punën dhe aktivitetet, duke u kthye fuqishëm në jetën parlamentare të vendit në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Vesel Makolli.

Ai më tej ka shtuar se edhe nëse ndodh që AKR të mbes jashtë parlamentit (nëse instancat juridike i mbyllin sytë para gjithë atyre shkeljeve ligjore që janë bërë me votat e ardhura ilegalisht nga Serbia), ata do të vazhdojmë punën dhe aktivitetin normal, duke u përgatit për zgjedhjet lokale që janë pas me pak se dy viteve dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tyre, AKR-së dhe Nisma Social Demokrate së bashku me PD-në, më shumë është nxjerr në pah si subjekt i pushtetit politik, dhe interesit personal, sesa që mund të mendohet si forcë e cila mund të bëj ndryshime, që mund të jenë të përgjegjshme për trupin publik.

“Ne jemi një parti me kapacitete të shumta njerëzorë, intelektuale dhe kulturore, andaj kjo na shtyn vetvetiu që ta vazhdojmë punën me një mobilizim edhe më të madh, për një rikthim edhe më të fuqishëm në jetën tonë parlamentare dhe qeveritare”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli.

Mehazi: Partitë humbëse në zgjedhjet parlamentare mund të mos shuheshin, vetëm nëse gjatë zgjedhjeve lokale kishin fituar ndonjë qytet apo komunë

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë se pas dështimeve në zgjedhjet Parlamentare shumica e partive të vogla humbëse mund të shuhen, rreziku i shuarjes mund t'iu ndodh edhe dy partive NISMA dhe AKR të Limajt dhe Pacollit.

“Pas dështimit e mos kalimit të pragut këto dy parti mund të marrin rrugën e ish-partive të harruara ORA dhe FER. Sidomos më e rrezikuar është partia e Fatmir Limajt sesa e AKR, AKR e Pacollit dhe para tetë viteve gjatë Zgjedhjeve Parlamentare, nëse nuk gabojmë, nuk e kaloi pragun zgjedhor e mbeti parti jashtë parlamentare, por me buxhetin e pasur të Pacollit AKR mbeti gjallë deri më sot”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, shumica e analistëve politikë gjatë prononcimeve parazgjedhore, thoshin se partitë e vogla nëse duan të mos shuhen janë të detyruar të lidhin koalicion me partitë e mëdha.

“Pasi Limaj, Pacolli e Milaim Zeka nuk koalicionuan me partitë e mëdha, ja ç’ndodhi, mbetën jashtë parlamentit të Kosovës në drejtim të zhdukjes. Gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare sado kudo fituese ndaj partive të vogla mbeti Alternativa e Shpend Ahmetit që koalicioni me AAK e shpëtoi nga rreziku i shuarjes. Partitë humbëse në zgjedhjet parlamentare mund të mos shuheshin vetëm nëse gjatë zgjedhjeve lokale kishin fituar ndonjë qytet apo komunë, për ndryshe rrezikohen të shuhen”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Hertica: Nëse NISMA dhe AKR nuk do ndryshojë qasjen në ndonjë alternativë tjetër, në të ardhmen do ta kenë fatin e FERIT dhe ORËS

Image
Ali Hertica

Kurse analisti politik Ali Hertica ka thënë se që në fillim është partë se këto subjekte AKR - NISMA dhe PD do jenë të dështuar, pa të ardhme, për të cilën do të jetë shumë problem kalimi i pragut zgjedhor.

Sipas ti, subjektet e vogla politik nuk do të ketë forcë të bëj ndryshime, sepse në këtë subjekt politik janë krerët e saj të involvuar kaherë në politikbërje jo efikase, dhe me struktura të dobëta profesionale dhe politike.

“Këto subjekte më tepër i ngjasojnë më shumë një subjekti familjar se sa shoqëror , dhe pse kanë pasur shumë poste politike të cilat janë treguar tejet të dobëta gjatë funksionimit të tyre . E gjithë kjo ka reflektua tekë sovrani ku morën dënimin e mëritur ku skena politike kosovare ka një dëshmi të fort pozitive karshi atyre subjekteve të vogla të cilat gjithnjë e më shumë ishin dhënë pas pushtetit politik si AKR dhe Nisma e PD-ja.Pra subjektet e vogla politike të cilat kanë qenë si zgjatime të subjekteve dominante që aktualisht po bëjnë dy dekada në pushtet, asnjëherë s’kanë pasur fuqi t’i rezistojnë kësaj lufte të fuqishme politike dhe në këtë konstelacion gjithnjë janë shquar për të mos pasur sukses”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Kurse sa i përket subjekteve minore, analisti polik Hertica konsideron se sikurse ajo e AKR-së dhe Nisma Social Demokrate së bashku me PD-në, më shumë është nxjerr në pah si subjekt i pushtetit politik, dhe interesit personal, sesa që mund të mendohet si forcë e cila mund të bëj ndryshime që mund të jenë të përgjegjshme për trupin publik.

“Historiku i tyre tregon që ata janë pjesë e atij brumi politik, brum’ i cili solli qytetarinë këtu ku është në këtë gjendje kaotike politike duke punuar vetëm për interesa personalë dhe atë familjare , duke mos shty asnjë proces drejt zhvillimit ekonomik e sociale. Nga kjo del që këto fytyra që sot janë të thirrura për ta udhëhequr këtë subjekt ishin totalisht dështake nga mos kuadri profesional dhe i dobët , nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi dhe perspektive për shoqërinë e as për subjektin politik, që nuk ndryshojnë në qasjen e ardhshme ku do shkojnë drejt shuarjes ,sepse nuk do ngjasojnë në subjekte serioze me njëra kredibl dhe profesional. Shoqërisë i duhet një nisëm politike me njerëz që nuk kanë qenë asnjëherë të involvuar në politikë në zhvatje dhe keqpërdorim të pasurisë së shoqërisë, kurse këto tri subjekte thuajse ishin të involvuara në të gjitha këto dukuri të dhanë vetëm për tu pasuruar dhe mos kujdesen e taksës së qytetarit. Tani fatin do ta kenë thuajse kah përfundimi i politikës, po që se nuk do ndryshojë qasjen në ndonjë alternativë tjetër në të ardhmen do ta kenë fatin e FERIT dhe ORËS”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Kadriu: Këto dy subjekte nuk munden në asnjë mënyrë ti mbijetojnë shuarjes së tyre

Image
Kushtrim Kadriu

Kurse analisti politik Kushtrim Kadriu ka thënë se nga rrethanat e krijuara në Nismën Social Demokrate dhe AKR-në, këto dy subjekte nuk munden në as një mënyrë ti mbijetojnë shuarjes së tyre.

“Analizuar AKR-në shihet qartë se Pacolli ka rënë në nivelin më të ulët politik që nga futja e tij në politikë ai ka marrë teposhtën e thellë e cila tani më e ka pensionuar nga politika. Pacolli siç duket është një politikan pak i ditur dhe nuk din të vlerësoi kuadrot të cilat janë të pëlqyera nga populli, e që marrin votë. Rasati më eklatant i tij ishte zëvendësimi i Arbena Reshitaj me Fatmir Matoshin një politik shumë pak i pëlqyer nga publiku dhe me nivelit tepër të ulët politik, intelektual ku si rezultat I kësaj edhe pësoi Pacolli . Ish-ministra Reshiti prapo do të jetë në kuvend kurse ai dhe zëvendësuesit e tij mbetën jashtë kuvendit”, ka thënë analisti politik Kushtrim Kadriu.

Sipas tij, faktorët që quan në këtë ‘deregje’ Fatmitr Limaj janë të brendshëm dhe më shumë familjare ku Limaj nuk mundi ti rezistoj dëshirave melalgomante të familjarëve të tij për të kapur pozita e pushtet.

“ Limaj shkoi aq larg saqë pos punësimeve të djalit, dhëndrit ai shkoi aq larg saqë punësoi edhe një çun të dalur nga adoleshenca në ekipin negociator për të përfaqësuar Kosovën në bisedimet me Serbinë, e ai çun ishte nipi i tij. Pra Limaj abuzoi shumë me pushtetin dhe si rrjedhojë e kësaj ai përfundoi këtu ku është dhe do të mbetet tëre jetën aty ku është, sepse frymat e reja politike të krijuara më nuk lejojnë njerëz të tillë që si abuzues të shtetit, të vijnë në pushtet”, ka thënë analisti politik Kushtrim Kadriu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat