Paralajmërimi i SHBA-së për Serbinë e cila po armatoset me raketa kundërajrore, nëse kërcënohet Kosova... - Bota Sot
Paralajmërimi i SHBA-së për Serbinë e cila po armatoset me raketa kundërajrore, nëse kërcënohet Kosova...

Politika

Paralajmërimi i SHBA-së për Serbinë e cila po armatoset me raketa kundërajrore, nëse kërcënohet Kosova...

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:46
Armatimi serb

Për sistemet raketore ruse, Serbia mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E quajnë ‘Bisha S400’, ky është sistemi i sofistikuar raketor që Rusia ka zbarkuar këtyre ditëve në Serbi.

Armatimi i rëndë u soll për ushtrimin “mbrojtja sllave”, që u mbajt në fund të tetorit për derisa menjëherë nikoqirët ushtarakë e politikë thanë se janë të interesuar që të blejnë për ushtrinë e tyre.

Image
Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka folur për “garën” e armatimit të cilën po e bën Serbia në raport me vendet e rajonit, por edhe më gjerë, armatimin më të avancuar rus që ta ketë në pronësi si pancirët dhe raketat kundërajrore S400.

Pas këtij armatimi, a është rrezik për Kosovën, Islami mendon që, nuk mund të flitet vetëm për Kosovën, përshkak se në territorin tonë i kemi të stacionuara apo të vendosura forcat e NATO-s, me një mision të veçantë të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.

Image

Eksperti i sigurisë, pohon se, nëse flitet për rrezikim nga ana e Serbisë, jo vetëm Kosova, por do të rrezikoheshin edhe vendet e rajonit, pra shumica prej tyre që janë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“Pra, kësisoj duke pas parasysh që Serbia është e rrethuar nga Aleanca Veriatlantike, nuk mendoj se rrezikohen vendet e rajonit nëse nuk armatosen me armatimet më moderne”, pohon ai për gazetën “Bota sot”.

Image

Ai shton se, në vendet demokratike qëllimi është që të zvogëlohen armatimet në mënyrë që bota të jetoj e qetë dhe pa luftë, dhe në çdo rast sulmi nga ana e Serbisë së ndonjë vendi eventual të NATO-s, pra edhe Kosovës ku siguria është e garantuar në mënyrë ajrore dhe tokësore nga ana e NATO-s, do të ishte sulm edhe për Aleancën Veriatlantike NATO-n.

Sipas tij, Serbia veçse e ka provuar se çka është NATO-ja dhe sulmet e saj.

Image

“Unë nuk pres ndonjë përshkallëzim të situatës, por mendoj se Serbia nuk duhet të lejohet që të armatoset, pasi SHBA-ja e ka paralajmëruar se në rast të blerjes së raketave S400 kundërajrore, por edhe armeve të tjera do të paraqet rrezik edhe për shtetet anëtare të Aleancës Veriatlantike dhe kësisoj bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA-ja do të ndërmarrin hapat e nevojshëm që Serbia të disiplinohet dhe mos të jetë si potencial vatre e cila do të shkaktonte kriza, pra duke e ditë edhe luftën e parë botërore që ka qenë kjo e cila e ka iniciuar, nuk do të lejojnë Serbinë të jetë një vatër zjarri për të iniciuar ndonjë luftë në të ardhmen”, përfundon Avni Islami.

Image

Ndërsa, i dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, e kishte kërcënuar Serbinë me sanksione speciale në rast se shteti që nuk do anëtarësim në NATO blen pajisje ushtarake nga Rusia.

Për amerikanët mbetet shqetësuese edhe veç prezenca militarizuese ruse në Serbi qoftë për një ushtrim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat