Haziri zbulon skenarin e Hashim Thaçit me Nismën e Fatmir Limajt, ka një thirrje për VV-në dhe LDK-në - Bota Sot
Haziri zbulon skenarin e Hashim Thaçit me Nismën e Fatmir Limajt, ka një thirrje për VV-në dhe LDK-në

Politika

Haziri zbulon skenarin e Hashim Thaçit me Nismën e Fatmir Limajt, ka një thirrje për VV-në dhe LDK-në

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 23:53
Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi

Vendimi i PZAP-së, që të anulojë votat nga Serbia ka nxitur reagime të shumta nga Lëvizja Vetëvendosje, poashtu edhe nga një pjesë e shoqërisë civile.

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është nën ndikimin e Hashim Thaçit.

Haziri, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me këtë rast, Thaçi synon forcimin e pozicionit të tij politik dhe vendimmarrës në raport me koalicionin eventual.

“PZAP-i është nën ndikimin e Hashim Thaçit, i cili përmes tentimit për ta futur NISMA-n në Kuvend, synon forcimin e pozicionit të tij politik dhe vendimmarrës në raport me koalicionin eventual qeverisës LVV-LDK, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë. Hapi i dytë i Hashim Thaçit do të jetë që pas futjes eventuale të NISMA-s në Kuvend, përmes blerjeve apo edhe kërcënimeve do të mundohet t’i pengoj deputetët nga komunitet jo serb, që mos të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar, apo edhe në rast se bëhen, përmes tyre ta shantazhon qeverinë e re”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai gjithashtu ka bërë me dije dy subjektet e para të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, që assesi nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë edhe Nisma Socialdemokrate.

“Por, nëse NISMA do të arrijë të futet në Kuvend, assesi nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, pasi përveç se është një parti që i shërben dy-tre individëve për interesat e tyre materiale dhe korruptive, do të jetë një lloj “Kali i Trojës” i Hashim Thaçit i cili përmes kësaj partie do ta shantazhojë koalicionin e ardhshëm qeveritar në mes LVV-së dhe LDK-së, nëse i ngushtohet fushëveprimi i tij, vetëm për aq sa ia parasheh kushtetuta e vendit si president”, ka përfunduar Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat