Analisti nga Shqipëria e zbulon skenarin që fshihet prapa hartave të Ramës për Kosovën

Politika

Analisti nga Shqipëria e zbulon skenarin që fshihet prapa hartave të Ramës për Kosovën

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:18
Rama-Harta.jpg, foto ilustrim nga "Bota sot"

Njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Rexhep Shahu, e ka quajtur provokim videon e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën shihet harta që Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë.

Shahu në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Rama asgjë nuk bën pa qëllim, por sa herë i ka keq punët brenda vendit, ai kacavirret në çështje të Kosovës, për patriotizëm ose çështje të Serbisë për tu duke europeanist, për të mos u duke gjoja nacionalist.

“Kam shprehur këtë mendim sa i përket hartës së Ramës dhe provokimit të tij, lojës së tij për të larguar vëmendjen nga një problem duke hedhur karremin në një drejtim tjetër. Rama asgjë nuk bën pa qëllim, por sa herë i ka keq punët brenda vendit, ai kacavirret në çështje të Kosovës, për patriotizëm ose çështje të Serbisë për tu duke europeanist, për të mos u duke gjoja nacionalist”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Rexhep Shahu

Gjithashtu, Shahu ka sqaruar arsyet pse Rama ka nxjerrë një hartë të tillë.

“Atë hartë e ka nxjerrë që njerëzit të merren me hartën të cilën as nuk e ndreqin as nuk e prishin, por merren me hartën plot pasion dhe nuk merren me Ramen dhe katastrofën që ka shkaktuar në Shqipëri duke u dhënë më koncension kompanive që ai do gjithë pasurinë kombëtare, duke siguruar lekë drogë me ble edhe tri herë zgjedhjet, duke e vendose otesidjt nën hyqmin e tij sistemin e drejtësisë me anë të reformës së mbështetur nga ndërkombëtarët që nuk duan të lexojnë intrigat e Rames, etj etj”, ka potencuar ai.

Për më tepër, Shahu është shprehur se Rama mund të na bëjë vasal të Serbisë me pëlqimin që po i bën Serbisë së re ose Jugosllavisë se vjetër të Enver Hoxhës.

“Pra Kosovën Rama e ka jo të çmuar, jo të panegocueshme, pasi prioritet i tij si politikan është që ta quajnë politikani që na pajtoi me Serbinë. Ai nuk mundi  të pajtojë askënd me Serbinë por mundet të na bëjë vasal të Serbisë me pëlqimin që po i bën Serbisë së re ose Jugosllavisë se vjetër të Enver Hoxhës”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat