Sali Berisha: Edi Rama firmosi Paktin  për Serbinë e madhe në Nish me Vuçiqin

Politika

Sali Berisha: Edi Rama firmosi Paktin  për Serbinë e madhe në Nish me Vuçiqin

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 22 nëntor 2019 Në ora: 14:57
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shihet harta e Ballkanit, por fatkeqësisht Kosova në atë hartë brenda territorit të Serbisë. Lidhur me këtë veprim të Ramës pati reagime të shumta si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

Një akt i tillë i Ramës, është cilësuar si një veprim skandaloz dhe provokim, për të cilën është sugjeruar që kryeministri i Shqipërisë, të shpallët non-grata.

Po ashtu, është bërë thirrje për të ndaluar Ramën, para se të bëjë ndonjë veprim për tjetër për ndarjen e Kosovës, si dhe Prishtina zyrtare të  bëjë një notë proteste kundër kryeministrit shqiptarë.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një  akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Berisha jep alarmin

Image
Sali Berisha

Për tepër, Berisha dukeiu drejtuar Ramës me 'Zografi bis' përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi Paktin për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Më tej, Berisha është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë  në prani të 7 vetëve se kryeministri  i juaj  ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

Berisha parasheh dështimin e projektit të Mini Jugosllavise, sikurse që dështoi ideja për ndarjen e Kosovës.

“Pasi dështoj në ndarjen e Kosovës me Beogradin për llogari të Serbisë së Madhe, tani Vuçiq dhe Zografi Bis po zbatojnë projektin e Mini Jugosllavisë. Natyrisht ky projekt njëlloj si i pari do të dështoj”, ka deklaruar ish kryeministri Berisha për “Bota sot”.

Bytyçi: Edi Rama me këtë akt ka shkelë betimin si kryeministër në Kushtetutën e Shqipërisë

Image
Enver Bytyçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, shprehet se këtë hartë të  cilën e ka publikuar Rama nuk e ka promovuar në atë mënyrë Kosovën as  Milosheviçi, më këtë kryeministri e ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, i cili u betua se do t`i mbronte interesat dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën e kaluar publikoi hartën e rajonit në të cilën Kosova u shfaq si pjesë e territorit të Serbisë. Pastaj e fshiu atë, por harta u përhap si virus në të gjitha mediet, duke bërë kështu xhiron e botës. Shqiptarët u befasuan nga ky veprim i shefit të ekzekutivit. Ndërsa serbët në ekstazë i mbushën faqet e gazetave dhe ekranet televizive të Beogradit me suksesin që ua dha në dorë ai që ka përgjegjësi kushtetuese për shqiptarët.

Kosova shihej në atë hartë jo vetëm si pjesë e Serbisë, por edhe si nocion gjeografik, pa kurrfarë përcaktimi kufizues. Milosheviçi nuk e kishte promovuar një Kosovë si kjo. Ndërkaq Edi Rama me këtë akt ka shkelë betimin si kryeministër në Kushtetutën e Shqipërisë. Duke u betuar, ai është zotuar se do të mbronte interesat dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Këtë ia detyron preambula e kushtetutës. Harta e Kosovës brenda sovranitetit serb e bën Edi Ramën përgjegjës para opinionit publik dhe para ligjeve të shtetit shqiptar. Ai duhet të përgjigjet në të dyja aspektet”, ka thënë profesori për “Bota sot”.

Më tepër, Bytyçi shton se publikimi i kësaj harte ishte provokim i rëndë për Kosovën, si dhe kërcënim për institucionet e këtij shteti.

“Publikimi i kësaj harte ishte provokim i rëndë për Kosovën. Ishte gjithashtu kërcënim për institucionet e Kosovës. Të dyja këto u bënë në pozitat e interesit të Serbisë. Akti i së martës synonte t’u thoshte shqiptarëve në Kosovë, se “Nëse nuk i binden kërkesës së Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Shengenit, atëherë ata do ta kenë fatin e rikthimit nën sovranitetin e Serbisë”. Më tej, “Nëse ata nuk pranojnë vullnetin politik të Edi Ramës, atëherë ai do ta intensifikojë përpjekjen e tij në harmoni me Beogradin e Aleksandër Vuçiq për ta rikthyer Kosovën në Serbinë e para vitit 1999”.

Duket se ndarjen e Kosovës dhe minishengenin Edi Rama i ka çështje jetike. Të dyja këto kanë qenë dhe mbeten çështje jetike të Serbisë dhe janë bërë gjithashtu edhe çështje jetike për kryeministrin e Shqipërisë. Ndodh kjo, sepse Edi Rama ka nevojë për tregun e lirë të kriminelëve që mbron në hapësirën e minishengenit. Ai ka nevojë që legalisht e lehtësisht të pastrojë paratë e krimit dhe për këtë i duhet tregu serb i biznesit dhe bankave. Të gjithë ata që nuk i bashkëngjiten këtij asociacioni konsiderohen prej tij si armiq.

Por, është interesant të theksojmë faktin se Edi Rama është bërë njësh me Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë që nuk konsultohet me asnjë shqiptar, përveç Baton Haxhiut e Gent Cakës, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë lloj kompromisi me opozitën shqiptare dhe institucionet shqiptare që nuk i kontrollon, ndërkohë që ofendon institucionet e Kosovës dhe drejtuesit e saj, Edi Rama gjendet gjithnjë në mirëkuptim të plotë dhe në bashkëveprim perfekt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Mjafton ky fakt për të kuptuar se nga buron armiqësia e kryeministrit shqiptar ndaj Kosovës.

Për këto arsye disa subjekte politike si dhe personalitete të Kosovës reaguan dhe kritikuan ashpër aktin e publikimit të hartës në fjalë. Nuk kanë reaguar vetëm Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, sigurisht për arsye të ndryshme nga njëri-tjetri. Por, ngjarja është shumë e rëndë. Nëse do ta bënte këtë ta zëmë Greqia, e cila nuk e njeh Kosovën, do të kishte shkuar nota e protestës menjëherë në Athinë.”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Prishtina të ushtroj notë proteste për Shqipërinë

Profesori sugjeron që Prishtina zyrtare duhet të takohet e ambasadorin e saj në Shqipëri në mënyrë që t`i bëjë notë proteste ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, pasi që veprimi i Ramës është akt armiqësor ndaj Kosovës.

“Prishtina zyrtare ka detyrim t’i bëjë një notë proteste ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, madje të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë të kthehet në Prishtinë për konsultime. Veprimi i Ramës është akt armiqësor ndaj Kosovës. Si i tillë duhet vlerësuar dhe dënuar. Rregullat e ndërveprimit diplomatik nuk njohin dy standarde. Standardi i vetëm është që qeveria e Kosovës zyrtarisht dhe me notë proteste ta dënojë këtë akt çmendurie të kryeministrit të Shqipërisë”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

Maxharraj: Ky është komplot politik ndaj Kosovës?!

Image
Binak Maxharraj

Veprimin e Ramës, Prof. dr. Binak Maxharraj,  e quan komplot politik ndaj Kosovës, dhe ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, që të deklarohet se a e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Kryeministri  Shqipërisë, Edi Rama pas shumë skandaleve duhet haptas të deklarohet se a e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, Apo ky bastard i kombit ka rënë në nivelin disa shteteve të Afrikës të cilat Serbisë ia shitën ç`njohjet për Kosovën. Kjo stërvinë e kombit duhet ti tregoi popullit se për sa lek e bleu Daçiqi për ta future Kosovën në hartë së bashku me Serbin,që me këtë veprim Kosovën po e konsideron si pjesë të Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një video me hartën e investimeve të qeverisë së tij për furnizimin me ujë, në të cilën shihet harta e Ballkanit e ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë”, ka thënë profesori.

Sipas Maxharrajt, kjo nuk është hera e parë që Rama bënë skandale të tilla dhe e quan në provokim se provokimet e Serbisë që vijnë karshi Kosovës.

Sipas tij, Edi Rama se bashku me Hashim Thaçin janë duke e udhëhequr një politikë antikombëtare drejtë shkatërrimit të popullit të tyre.

“Këta janë bërë grup që në qendër të vëmendjes e kanë shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës me ndihmën dhe sipas planeve makabre të Sorosit i cili  ka fut thellë rrënjët në Shqipëri. Skandali i fundit kur ky bastard, enverist me tru të prishur nga truri, është i pa kapshëm, është i turpshëm antikombëtar i cili veç ka rrëshqit në ujërat e tradhtisë kombëtare. Po, si mund të bëjë një njeri që  vetes i thotë Kryeministër të veproi kështu. Ky njeri nuk e bëri këtë pa qellim, më pa hire, por e ka bërë me qëllime të caktuara, e ka bërë për qëllime kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë. Për këtë pati reagime të ashpra si në Shqipëri,po ashtu edhe në Kosovë. Por është mjaftë indikativë se pse nuk ka një reagim më të ashpër të kreut te shtetit Hashim Thaçit, të cilit nuk iu dëgjua zëri për këtë skandal të Edi Ramës,nuk iu dëgjua zëri as Kadi Veseli për të cilin po thonë se ka humbur diku pas zjgedhjeve, por nuk ishte i qartë as Kryeministri në detyrë, Ramush Harajdinaj, reaguan vetëm individët dhe shoqëritë civile”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Profesori kërkon që të ndalet Rama para se të jetë vonë pasi që, sipas tij, kryeministri i Shqipërisë është në gjendje të bëjë çmos në shkatërrimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat