Vuçiq tha Kosova është Serbi, ky është reagimi i Kelmendit për kriminelët Vuçiq e Daçiq - Bota Sot
Vuçiq tha Kosova është Serbi, ky është reagimi i Kelmendit për kriminelët Vuçiq e Daçiq

Politika

Vuçiq tha Kosova është Serbi, ky është reagimi i Kelmendit për kriminelët Vuçiq e Daçiq

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Vuçiq dhe Daçiq

Është papërgjegjësi e Presidentit të vendit, e Kuvendit të Kosovës, e Qeverisë e partive politike dhe e avokatit të popullit, deri tek organizatat jo qeveritare, të cilat për çdo ditë janë në ballafaqime me veprimtarinë anti-kushtetuese, gjegjësit penale, të Listës Serbe dhe nuk veprojnë me masa ligjore ndaj tyre.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tash po dihet se të gjithë deputetet e kësaj liste, kryetaret e komunave, e deri tek përfaqësuesit e kësaj Liste në Qeveri, publikisht nuk e pranojnë shtetin e Kosovë, Kushtetutën e vendit, Qeverinë dhe organet shtetërore, sikundër as dhunën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

“Edhe më tej udhëhiqet nga ideologjia e kriminelit Milloshevic - Sheshel, që tash në ballë e ka kriminelin Daçiç e Vuqiç. Kurrë dhe në asnjë Gjykatë për këtë vepër penale dhe veprimtari anti-kushtetuese të Listës Serbe dhe të kriminelëve serb nuk u paditën në Gjykatën Kushtetuese, e as në Gjykatat penale, pa bërë fjalë për gjykimet penale për krimet e bëra. Papërgjegjësia e organeve të Republikës së Kosovës për mos funksionim të ligjit del nga Kushtetuta e vendit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, në Kushtetutë thuhet "Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm ( neni 1, parag. 1).

“Për çdo ditë komunat veriore nuk i nënshtrohen shtetit të Kosovës. Ato marrin urdhra dhe zbatojnë ligjet e shtetit serb, dhe organizojnë veprimtari kriminale dhe organet e shtetit janë thjesht anti-kushtetuese. Vet Lista Serbe ka deklaruar se: "Ne i nënshtrohemi Serbisë. Kosova dhe Metohija është territori serb dhe i takon Serbisë. Lista Serbe punon vetëm nën dirigjimin dhe kontrollin e Beogradit dhe të Presidentit serb, A. Vuqiç". E tërë kjo u provua edhe nga Presidenti serb. Ai deklaroi: "Kosova dhe Metohija është Serbi. Reçaku është i përgatitur nga "idioti" Volker. Serbia nuk ka bere krim". Kjo teori është baze e krimineleve te Listës Serbe. Ata kudo, nëpër komuna në Kuvend dhe në Qeveri, mbrojnë idenë se në Kosovë është Serbi,” ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Muhamet Kelmendi.

Ai konsideron se askund në komunat e banuara me serb të krijuara nga papërgjegjësia e organeve të Kosovës nuk ka flamur të shtetit të Kosovës.

“Mendoj se kudo veprohet nën dirigjimin e shtetit serb dhe ata tregojnë në punë se nuk i zbatoj e ligjet e Kosovës. Në veri as administrata, as policia, as arsimi, as prokuroria nuk kontrollohen nga organet e shtetit te Kosovës. Urrejtja shkon deri tek injorimi i përdhunimeve të 20 mijë nënave, vajzave, dhe motrave shqiptare, si dhe i krimeve monstruoze mbi 15 mijë veta të vrarë nga kriminelet serbo-mëdhenj. Edhe dëbimet e mbi 1 milion shqiptarëve nga vendi i vet e mohojnë, sikundër plaçkitjet dhe shkatërrimet masavike. A ka vepra penale me të rënda të urrejtjes nacionale dhe raciale se sa këto lloj të veprave penale. Baza e tyre është raciste, pra kërkohet që të paditen dhe Gjykata Kushtetuese, të vendos lidhur në këto veprime anti-kushtetuese dhe të hapet rruga edhe për ndjekje penale. Dihet se kjo bazë e veprës penale ekziston por, Prokuroria e Kosovës është e frikshme dhe nuk ka guxim të ngitë padi për veprat e tilla penale ndaj Listës Serbe. Kjo tregon se është e domosdoshme që organet e shtetit të hapin rrugën dhe të paraqesin padi ndaj Listës Serbe dhe kriminelëve të kësaj liste, në mënyrë që të fillohet me zbatimin e normave kushtetuese dhe ligjore. Në të kundërtën, shteti ynë, vetëm tatëpjetë do të ketë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat