“Ligji për paga u pezullua pasi që ishte i padrejtë”

Politika

“Ligji për paga u pezullua pasi që ishte i padrejtë”

Nga: A.M. Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:32
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke mos dashur ta mbroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për pagë, ka thënë për “Bota sot” se  vendimi i tyre mund të ketë edhe ndikim politik dhe tendence për të shkaktuar trazira politike dhe sociale në Kosovë.

“Rezultati i PISA ishte tepër zhgënjyes. Për këtë rezultat askush nuk mori përgjegjësi. As politika që shkatërroi arsimin, dhe as mësimdhënësit. Faji po hidhet sa në njërën anë e sa në tjetrën. Pagat duhet të rriten, por duam të ketë edhe cilësi si në arsim dhe në çdo sektor tjetër. Duan paga më të mëdha kurse nuk ofrojnë asnjë cilësi, jo vetëm në arsim por edhe në sektorët tjerë. Mjeket duan paga dyfish më të mëdha, por gjithashtu duan të punojnë edhe në sektorin publik edhe në private. Askund në botë nuk ka kështu. Nuk dua ta mbroje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për paga, sepse vendimi i tyre mund të ketë edhe ndikim politik dhe tendence për të shkaktuar trazira politike dhe sociale në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi është shprehur se ky ligj i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese kishte shumë padrejtësi dhe se Qeveria e re kur të formohet duhet ta rishikojnë.

Image
Faik Krasniqi

“Por siç e ceka, paga me rritje dhe duam cilësi. E kam pa atë ligj kishte shumë padrejtësi. Dikujt t'i rritet paga për 40 euro, kurse dikujt dyfishi i pagës. Është shumë e padrejtë. Nëse duam të punojmë drejtë pagat duhet të rriten në mënyrë të drejtë. Qeveria e re kur të formohet, urgjentisht duhet që atë ligj ta rishikojnë dhe ta rregullojnë në mënyrë të drejtë. Kurse sindikatat duhet ta ulin bishtin se këtij sistemi shkatërrues edhe ata i kanë kontribuar. Pse askush nuk e ngriti kurrë zërin për sektorin privat, që kanë paga të vogla dhe shtypen nga punëdhënësi. Punojnë mbi 200 ore në muaj dhe marrin 200 euro. Këtu po e shikojnë vetëm interesin personal, por jo edhe interesin e përgjithshëm!”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat