Haradinaj ka një porosi për Albinin dhe Vjosën

Politika

Haradinaj ka një porosi për Albinin dhe Vjosën

Nga: K.M Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:36
Haradinaj, Kurti, Osmani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur gjatë intervistës për “Bota sot”, nëse do të jetë pjesë e qeverisë në ndonjë variant të mundshëm, ai ka thënë se ai dhe subjekti i tij AAK nuk i ka fituar zgjedhje, duke mohuar mundësinë që të jetë pjesë e ndonjë kalkulimi për qeverinë e re.

Është e logjikshme që ata të arrijnë ndonjë marrëveshje, pra nuk është dicka e pazakont një marrëveshje politike e përbashkët. Nuk jemi pjesë e diskutimeve, nuk  e dim se cka po ndodhë, por është e logjikshme dhe e nevojshme që të arrihet një marrëveshje. Nuk ka kuptim që të shtyhet pa kufi marrëveshja. Ne nuk jemi pjesë e asnjë diskutimi, as bilateral e as trepalësh. Jemi total jashtë cdo negociate, jemi parti opozitare, nuk I kemi fitu zgjedhjet, ato I ka fitu VV dhe LDK dhe ata duhet ti ndërtojnë institucionet, për cka shpresoj që ti arrijnë në një afat sa më optimal”, ka thënë Haradinaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat