Paralajmëron eksperti i sigurisë: Ja çfarë po bën Rusia e Serbia kundër Kosovës

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Ja çfarë po bën Rusia e Serbia kundër Kosovës

Nga: N.Sh Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 18:14
Putin dhe Vuçiq

Për ekspertin dhe profesorin e Shkencave të Sigurisë, Avni Islamin, Serbia së bashku me ndihmën e Rusisë janë shumë të interesuar që Kosova të jetë shtet i dobët dhe jo stabil.

Islami në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerëson se, gjendja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë, pavarësisht faktorëve të jashtëm të cilët kanë tendenca për çrregullimin e situatës.

Për tendencat e çrregullimit, sipas Islamit janë edhe disa faktor brenda Kosovës, si krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Image
Avni Islami

“Gjendja e sigurisë së përgjithshme është relativisht e qetë dhe pa tendenca të përkeqësimit, pavarësisht se disa faktor të jashtëm dhe të brendshëm kanë tendenca për çrregullim. Nuk është fshehtësi se Serbia me ndihmën e aleatit të vetë – Rusinë janë të interesuar që Kosova të jetë shtet i dobët dhe jo stabil, si dhe faktorët e brendshëm si krimi i organizuar, korrupsioni etj.”, thotë Islami.

Islami e ka komentuar këtu edhe punën e institucioneve të sigurisë për të cilat thotë se janë më të suksesshmet në rajon për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

“Kosova është një nga vendet ku kishte shumë pjesëtarë që ju kanë bashkëngjitë organizatave terroriste si Al-QAIDEA, Al-NUSRA, ISIS etj.. por në anën tjetër, institucionet e sigurisë së vendit tonë njihen si ma të suksesshmet në rajon dhe më gjerë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global”, potencon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat