Maxharraj: Serbia po vazhdon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, çka po bëjnë politikanët tanë? - Bota Sot
Maxharraj: Serbia po vazhdon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, çka po bëjnë politikanët tanë?

Politika

Maxharraj: Serbia po vazhdon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, çka po bëjnë politikanët tanë?

Nga: D.B Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:10
Harta e Kosovës

Që 20 vjet Serbisë është duke i konvenuar situata politike në Kosovë dhe jo vetëm kjo e tashmja kur Kosova ka hyrë thellë në njëfarë ngërçi politik për shkak të kryeneçësisë së atyre që po mundën, por që nuk duan ta formojnë qeverinë sipas vullnetit të popullit.

Kjo do të thotë se Serbisë gjatë këtyre viteve i ka konvenuar gjatë situata në Kosovë, madje edhe kur i kemi pasur qeveritë dhe institucionet, dhe tani kur ato po na mungojnë me fajin tonë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Binak Maxharraj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këtë fenomen të sjelljes së lirshme dhe përzierjes së Serbisë në Kosovë, duhet ndarë në dy rrafshe, në atë të brendshëm dhe të jashtme.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Mendoj se Ivica Daçiqi është njeri i farës së keqe serbe dhe  një çetnik dhe racist i dorës së parë më mendje dhe trup. Ishte ndihmësi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi para luftës dhe pas luftës. Ishte krah për krah në luftëra me te duke bërë gjenocid të paparë në të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë, e sidomos në popullin shqiptar. Ky është një njeri-bishë, i çartur, shizofren. Ky njeri e trashëgoi edhe pas lufte Partinë Socialiste të Milosheviqit, dhe me nacionalizmin e tij ekstrem si patericë erdhi ne pushtet në Serbi. Ai njihet si antishqiptari më i fortë në krejt Serbinë, i cili i urren shqiptare në pa kufij. Është një njeri i cili sjellë konfuzitet në skenën ndërkombëtare duke ‘vjellë helm’ kundër shqiptarëve dhe Kosovë. Ky njeri fatkeqësisht sot mbanë pozitën e Ministrit të punëve te jashtme të Serbisë, i cili së bashku me Vuçiqin janë ndër njerëzit-bisha më të urrejtje të shqiptarët. Ai vjell helm kudo që shkon për shqiptarët dhe Kosovën të cilën e ka humbur përgjithmonë. Kjo është fytyra e vërtete e këtij çetniku i cili nuk pushon kurrë me retorikën e tij kundër shqiptarëve dhe Kosovës, që s’po mund ta marrin me mend, që e ka humbur përgjithëmonë, që edhe sot e kësaj dite që 20 vite, nuk ndalët duke luftuar kundër Kosovës ku do dhe kah do shkon”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij,në rrafshin e brendshëm Serbia u “futë “në Kosovës menjëherë pas luftës, duke e populluar veriun e Kosovës me serbë të ardhur nga të gjitha anët e Serbisë, duke e konsideruar si pjesë të vetën.

“Ajo aty solli njerëz të kriminalizuar të korruptuar për ta mbajtur situatën në veri në duart e tyre. Ajo e serbizoi tërësishtë Kosovën, dhe krijoj struktuarat e saj të sigurisë, që edhe sot sillen andej. Serbia në veri i uzurpoi krejt pronën e shqiptarëve të cilët u detyruan të ikin nga atje, por që shteti ynë asgjë nuk bëri deri më sot që ata të kthehën atje. Serbia në veri formoi, bile edhe më ndihmën e krerëve tonë të shtetit që të formoi struktura politike të dirigjuara nga Serbia, siç është “Lista Srpska” të cilës sot po ia shohim sherrin, sepse ajo dirigjohet nga Beogradi kryesisht nga Vuçiq”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai konsideron se në rrafshin e jashtëm Kosova nuk u soll si duhet karshi Serbisë, ani pse i kishte te gjitha adutët para vetes që ta gjynjëzoj por nuk e bëri këtë.

“E them këtë sepse në arënen ndërkombëtare vepruan njerëz tanë të padijshëm, të korruptuar të cilët më shumë i krijuan favore Serbisë se sa Kosovës për ç’arsye Serbia, edhe arriti ta shfrytezojë këtë situatë që gjatë gjithë kohës të punojë kundër Kosovës për të dobësuar atë në arenën ndërkombëtare. Pushtetarët tanë të cilët morën pjesë në dialogun me Serbinë me asgjë nuk e kushtëzuan atë që të niset në dialog, e as kërkim falje, e as për krimet e gjenocidin në Kosovë. Madje as për separacionet e luftes, as për te pagjeturit dhe përdhunimet që i bëri Serbia. Madje dukej sikur se në Kosovë nuk ka ndodhur fare  asgjë. Bile pushtetarët tanë në krye më Hashim Thaçin shkuan edhe më larg duke u bë edhe pjesë e disa komploteve pro- sebre, pro- ruse të cilat dolën hapur në kërkim të shkatërrimit të substancës shtetërore të Kosovës, siç janë coptimi, korrigjimi i kufijve etj, duke ia lënë në dorë primatin Serbisë për ta sulmuar Kosovën në çdo rrafsh të mundshëm, dhe duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar çka edhe pati sukses në kët drejtim”, ka thënë profesor Binak Maxharrah.

Sipas tij, nuk patëm situatën hiç më të mirë edhe në diplomaci, pasi patëm ministra të pa aftë, të cilët më shumë shkaktuan skandale ndërkombëtare se sa që punuan për lobimin e Kosovës në arenën nderkombetare.

“Në thumbë të kritikës është sidomos kryesimi i diplomacisë nga ana e Behgjet Pacollit i cili me aferat e tij ia mori fytyrën Kosovës, dhe nuk punoi asgjë për Kosovën veç çka e shkatërroi diplomacinë e Kosovës. Por nuk duhet harruar së kësaj situate po i ndihmon edhe Gjykata Speciale në Hagë, në të cilën veç këta muajt e fundit u intervistuan mbi 200 komandat dhe luftëtar të lirisë, duke lënë në opinionin ndërkombëtar, se a mos na paska qenë Kosova agresore e jo Serbia. E krejt kjo ndikoj që në këto vitet e fundit të mos kemi asnjë njohje sepse me veprimet tona në arenën ndërkombëtare i vuajm në habi dhe hamendje, se çfarë po ndodhë aje në Kosovës dhe në këtë mënyrë i ndalën edhe njohjet e reja, por që Kosova pati edhe ç’njohje nga disa shtete”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Ai tutje ka thënë se edhe në situatën më të re pas zgjedhjeve në të cilën gjendet Kosova kur shteti dhe politika gjenden te gozhduara nga ngërçi politik dhe nga rreziku i mosfunksionimit normal të shtetit Serbia po e shfrytëzon në rahati që të punojë kundër Kosovës.

“Serbia po vazhdon të punoj kundër Kosovës në çdo rrafsh të mundshëm e të brendshëm dhe ndërkombëtar, duke e penguar në anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar, e sidomos duket se a ka në fokus zvogëlimin e njohjeve për të penguar Kosovën që të funksionoj jo si shtet. Shumë skandaloze janë deklaratat e çetnikut Ivica Daçiq i cili deklaron se edhe në vitin 2020 Serbia do te angazhohet në rrënimin e qenies së shtetit të Kosovës Ky ngërç politik po jep hapësira Serbisë dhe Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ku ai pretendoi se bashku me klikën serbe për një fushatë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.”

Sipas Ivica Daçiqit Serbia do të vazhdojë të luftojë sovranitetit e Kosovës edhe në vitin 2020, dhe luftën për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, si dhe të lobojë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Do të luftoj sepse ky është një Projekt shumëvjeçar i Serbisë ndaj Kosovës. Ai deklaroi haptas se do te angazhohet me te gjitha forcat për te penguar Kosovën ne arenën ndërkombëtare, më fokus të posaçmen ne ndodhjen e ç’njohjeve,i cili deklaroi këto ditë se: “Është e rëndësishme që tërheqja e njohjeve të ndryshojë pozicionin e Serbisë. Kur u futëm në këtë proces, 113 vende njohën Kosovën. Sot, 93 shtete e njohin Kosovën, ndërsa shumica në OKB kërkon 97 vende”. Këtë konstatim e thotë Daçiq për te ia pamundësuar Kosovës qe te këtë çasje ne OKB ne drejtim të njohjes se saj si shtet Sovran dh eta pavaru”, ka thënë profesor Maxharraj.

Au më tutje ka shtuar se kjo situatë po i konvenon Serbisë që rehatshëm të vazhdojë politikën e saj për zvogëlimin e ç’njohjeve, kundër shkatërrimit te substancës së shtetit duke e shkatërruar sovranitetin e Kosovës te cilën krejt këtë po e bane ne rahati pa u penguar nga askush, sepse këta matrapazët shtetarët tanë, partitë politike, po krijojnë me qëllim vakum politik në të cilin po futet Serbia për interesat e veta shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat