Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka ndryshuar numrin e ministrive nga 12 në 14.
“Oferta e fundit e LVV-së bërë LDK-së po thënë atë premtimin për të cilën ishin dakorduar gjatë fushatës zgjedhore dhe pas sajë në zvogëlimin e Ministrive, mirëpo pangopshmëria e LDK-së po e rritë numrin e Ministrive, gjë që na rikujton atë LDK-në e qeverive të kaluar, duke mos i dhënë hapësirë fituese së LDK-së znj. Osmani”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, ai ka thënë se Vetëvendosja po testohet nga LDK-ja.
“LDK po e teston LVV-në duke provuar të nxjerrë sa me shumë në qeverinë Kurti, duke harruar së një dështim i koalicionit, LDK-ja mund të digjet pasi që ka tradhtuar elektoratin e vetë duke poshtëruar atë që fitoj, por duke luftuar për interesa të veta ata që shkatërruan partinë”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot” .
Për më tepër, ai thekson se kushtëzim po bëhet nga LDK-ja për VV-në, pasi që kjo e fundit është shprehur se nuk do të bëjë koalicion me partitë tjera.
“LDK-ja po e kushtëzon VV-në 7 me 4 duke kërkuar më shumë, pasi që VV-ja i ka bërë bllok partive tjera, mirëpo koalicioni do të bëhet gjithsesi vetëm të shohim së më çfarë formular”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.