Prej se vdiq Rugova s’po shohim ditë të mira

Politika

Prej se vdiq Rugova s’po shohim ditë të mira

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 janar 2020 Në ora: 19:57
Presidenti Ibrahim Rugova

Në vazhdën e përkujtimit të figurave të mëdha të kombit shqiptar, në janarin e ftohtë dhe të trishtë, padyshim figurave e presidentit Ibrahim Rugova mbetet ndër më të mëdha. Në përvjetorin e katërmbëdhjetë të kalimit të tij në përjetësi, mungesa e urtësisë, vizionit dhe mençurisë së tij i duhet më shumë se kurrë Kosovës. Figura e tij

karizmatike do të mbetet gjithnjë thesar i paçmuar jo vetëm për studiuesit e veprës dhe jetës së tij, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Me kalimin e viteve figura e tij vetëm sa rritet, ashtu siç shtohet edhe pasha e mungesës së tij.

Rugova, një idealist i lindur në një fshat të Istogut, pa qysh si katër vjeçar të përballët me humbjen e babait të tij të vrarë nga forcat serbe. I rritur mes librave, në vizionin e tij të mos nënshtrimit, një shkrimtar i formuar dhe intelektual i përmasave ndërkombëtare, momenti historik kishte më tepër nevojë për të se sa vet Rugova që kishte. Ndonëse në veprat e tija si “Parimet e Estetikës” nga aspekti letrar në atë historik, Rugova bëri kapërcimin më të pakëndshëm të tij, por të nevojshëm për Kosovën. Futja e tij në politikë, nxori nga sirtari teorik në atë praktik të vizionit të tij të një rezistence paqësore, si e vetmja rrugë që të demaskonte propagandën serbe për “terroristët islamik”. Duke u sjellë në kujtesë botës së shqiptarër janë themelues të qytetërimit evropian, me butësinë e tij prej çeliku, Rugova bëri atë që pak kush mund të bënte, të ndryshonte përcpetimin ndaj shqiptarëve të shteteve të fuqishme të botës, tek të cilët propaganda serbe kishte krijuar shtrembërimin e të vërtetës.

Fal mençurisë, vizonit të tij, Rugova arriti të shmangte gjëmën që ishte programuar për të ndodhur në Kosovë gjatë viteve të 92’, fatin tragjik që e pësoi Bosnja. Rugova rriti të bënte të pavlerë armët e fuqishme që posedonte ish Jugosllavia, me furnizime kryesisht nga Rusia dhe vendet e tjera pro-serbe. Krimet në Bosnje dhe Kroaci vetëm sa forcuan rolin e Rugovës në botë, që doli i fituar karshi të vërtetës se “regjimi i Millosheviçit” nuk dëshiron paqe dhe dialog me Kosovën. Kjo e bëri botën të reagonte ndryshe, duke trajtuar Kosovën në mënyrë me të vaçantë që mos të ndodhnin më krimet si në Srebrenicë. Megjithëse krimet kanë ndodhur, por jo në ato përmasa, kjo falë vizionit dhe urtësisë së Rugovës. Pikërisht urtësinë e tij e kujtojnë edhe liderët më të mëdhenj të botës, kujtoj këtu ish kryeministrin Toni Bler, i cili në një fjalim në Kuvendin e Kosovës kujtoi Rugovën “si njeri të urtë, që më kërkoj me urtësi: ju lutem ndihmonte popullin tim” , duke depërtuar thellë ne ndërgjegjen e liderëve të botës, e të cilët e bombarduan Serbinë në 1999.

Rugova e dinte se pavarësia dhe liria e Kosovës vijnë vetëm me bashkëpunim dhe miqësi me SHBA dhe vendet tjera të BE. Miqësia permanente me SHBA është ndër vlerat më të mëdha që dr. Rugova na ka lënë e të cilën nuk duhet ta prishim në asnjë mënyrë.

Në çdo përvjetor, mungesa e dr. Rugovës merr peshë më të madhe, kryesisht me qytetarët që me dëshpërim shprehën “veç Rugova ish kanë për Kosovën”, duke nënkuptuar se vetëm ai punoi për vendin, pa interesa të tija. Prandaj, sa më shumë kalojnë vitet figura e tij vetëm sa do të merr peshë më të madhe. Mbase, jo rastësisht ka vdekur në janarin e Skënderbeut, Isa Boletin, Ismail Qemailit, Vëllezërve Gërvalla, Tahir Zemaj, etj.

Padyshim se Rugova ka ngelur themelues i Kosovës, të cilën fatkeqësisht ata që erdhën pas tij nuk e nderuan.

Kosova ka nevojë jo vetëm sot, por gjithmonë që të mbështet ne vizionin, mençurinë dhe urtësinë e Rugovës, si vetmja rrugë e suksesit dhe që garanton forcim të Dardanisë, që aq shumë e deshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat