Nuk është Vetëvendosje, ja më kënd do të bëjë koalicion Isa Mustafa – Kelmendi jep parashikimin - Bota Sot
Nuk është Vetëvendosje, ja më kënd do të bëjë koalicion Isa Mustafa – Kelmendi jep parashikimin

Politika

Nuk është Vetëvendosje, ja më kënd do të bëjë koalicion Isa Mustafa – Kelmendi jep parashikimin

Nga: N.H Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:42
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga mbajta e zgjedhjeve të parakohshme, e edhe me tej Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Analisti dhe profesori universitar, Dr. Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pas ngërçit në të cilin janë duke kaluar negociatat mes dy partive fituese, në këtë kohë është mirë të vije një ‘çfarëdo qeverie’, se vendi të mbetet pa ekzekutivë.

Kelmendi ka theksuar se edhe po të ndodhë një koalicion i mundshëm mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV-LDK, tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë.

Image
Dr. Jeton Kelmendi

“Edhe po të ndodhë një koalicion mes VV-së dhe LDK-së, tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë. Pra, çdo gjë është e pritshme të ndodhë në vend. Fundi i fundit çfarëdo qeverie që vije, pasi më mirë të kemi një qeveri të keqe, se mos të kemi qeveri fare. Edhe po të vije PAN-i apo kushdo tjetër është normale”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar duke thënë se pret që pas dështimit të negociatave VV-LDK, partia e Isa Mustafës ta formojë qeverinë me AAK-në dhe Nismën.

“Pres që pas dështimit të negociatave VV-LDK, partia e Isa Mustafës ta formojë qeverinë me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt dhe minoritet. Natyrisht, gjithçka është kushtetuese, dhe kjo do t’i konvenonte vetëm PDK-së, sepse partia e Veselit është deklaruar se nuk është e interesuar për pushte dhe është e interesuar që të mbetet në opozitë dhe kjo është e mirë për këta të fundit”, ka thënë për “Bota sot”, analisti dhe profesori universitar, Dr. Jeton Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat