Flet juristi për dënimin e “Syrit të Popullit”, ja me çfarë ka të bëj ky rast

Politika

Flet juristi për dënimin e “Syrit të Popullit”, ja me çfarë ka të bëj ky rast

Nga: M.H Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:37
Foto nga seanca "Syri i Popullit"

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim për shtatë të akuzuarit në rastin e njohur si Syri i Popullit. Sipas këtij vendimi, Avni Lluminica dënohet me 12 vite burg, Sadri Rambaja me 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në lidhje me këtë temë i pyetur, nga “Bota sot”, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, se a mund të jetë një hapë që krahas kësaj të fillohet të luftohet korrupsioni, Burjani u shpreh që korrupsioni nuk po luftohet dhe shteti është i kapur nga drejtësia.

Image
Blerim Burjani

“Rasti “Syri i Popullit” nuk ka të bëjë me korrupsion, korrupsioni nuk po luftohet aspak, shteti është i kapur dhe drejtësia. Kapja politike e shtetit dhe kapja e drejtësisë duhet të ndalet”, u shpreh për “Bota sot”, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat