Riza Smaka flet për “Syrin e Popullit” dhe adresat e gjykatës kundër LVV-së - Bota Sot
Riza Smaka flet për “Syrin e Popullit” dhe adresat e gjykatës kundër LVV-së

Politika

Riza Smaka flet për “Syrin e Popullit” dhe adresat e gjykatës kundër LVV-së

Nga: D.B Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:54
Riza Smaka

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit”.Gjykata ka dënuar Avni Llumnicës me 12 vite burg, Sadri Rambajën me 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Por deklaratat inkriminatore të ndërsjella nuk krijojnë asnjë të mirë, pos situatave në bulozistë veçanërisht në aktualitetin politik të tillë në vendin tonë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se sipas postulatit juridik "Supozimi i pafajësisë" në asnjë rrethanë nuk lejohet, jo akuzimi por as aludimi inkriminator madje as kur teza e supozuar do të vërtetohej nga gjykata kompetente në procedurë legale.

“Gjithsesi apriorie gjykoj akuzën adresuar kundër LV–së pakut përderisa ajo si e tillë jo akoma nuk është vërtetuar në procedurë të kërkuar nga Gjykata kompetente por si e tillë as qe është e iniciuar në formë e proces të kërkuar”, ka thënë njohësi i çështjeje juridike”, profesor Riza Smaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat