“Arritja e qëllimeve për pushtet, nuk lë vend për shpresë”

Politika

“Arritja e qëllimeve për pushtet, nuk lë vend për shpresë”

Nga: A.M. Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:54
Leon Duhanaj

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka komentuar situatën politike në vend, në një prononcim për “Bota sot”.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë shpërfaqur se skena politike pa asnjë dallim, është e papërgjegjshme.

“Zhvillimet disa muajshme në skenën politike kosovare, na kanë shpërfaqur një fakt të rëndësishëm por, dhe mjaftë të hidhur, se në Kosovë e gjithë skena politike pa asnjë dallim, është e papërgjegjshme.

Pa marrë parasysh mënyrën se si u ofrohen qytetarëve për qëllime votash, në fakt qëllimin e kanë ekskluzivisht pushteti. Natyrisht që çdo parti, pushtetin duhet ta ketë mjet për arritjen e qëllimeve politike. Por, nëse ky pushtet, synohet edhe duke shkelur mbi parimet themelore për të cilat ke lobuar, atëherë nuk mbetet asnjë fije arsye pse qytetarët duhet t'u besojnë dhe me tej”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka shtuar se mbi të gjitha kur arritja e qëllimeve për pushtet bëhet edhe e pa kompromis,  vërtetë nuk lë vend për shpresë.

“Në ketë kontekst, natyrisht që është dhe duhet me qenë e pritshme dhe, e dëshirueshme që faktori ndërkombëtar, të marrë hapa presioni ndaj palëve, në mënyrë që t'i shtyjnë drejtë marrëveshjes.

Shqiptarët, duhet ta kenë një gjë të çartë. Se komuniteti ndërkombëtarë, e posaçërisht SHBA, nuk kanë investuar miliarda, për t'i shikuar se si sorollaten disa mujshorë politikanë pa asnjë meritë për lirinë që e kemi.

Në ketë kontekst, nuk besoj  dhe uroj që ta thonë mendimin e çartë dhe të ndikojnë që qeveria të bëhet sa me parë”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat